VIDEO/ Luftëtar heroik, arbitri i vjedh fitoren ndaj Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2020 | 0:06

VIDEO/ Luftëtar heroik, arbitri i vjedh fitoren ndaj Kukësit

Është mbyllur në barazim pa gola sfida mes Luftëtarit dhe Kukësit, e vlefshme për javën e  18-të të Kategorisë Superiore. Një sfidë me raste të shumta shënimi dhe me duele të shumta, por pa fitues.

Kukesi-Luftetari 0-0

Nuk munguan as polemikat, teksa gjirokastritët gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 35-të, me anë të sulmuesit Oshafi, por goli u anulua për faull në sulm. Ky vendim nuk u prit mirë nga vendasit, të cilët protestuan ashpër. Nga pamjet duket qartë që kemi të bëjmë me një gol të rregullt dhe gjyqtari ka gabuar.

bandicam 2020-01-22 14-51-31-292

Vlen për t’u theksuar paraqitje dinjitoze e skuadrës së Luftëtarit, e cila zhvilloi një lojë tepër pozitive, duke krijuar mundësi të shumta shënimi. Me barazimin e sotëm, Kukësi u ngjit në kuotën e 32 pikëve, ndërkohë që Luftëtari mban vendin e 9-të me 12 pikë.

FT| LUFTËTARI – KUKËSI 0-0

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi. 

90+2′ Rast ideal për Luftëtarin, për ta fituar këtë ndeshjen, por Oshafi nuk gjuan siç duhet nga brenda zonës, duke shpërdoruar një mundësi të artë shënimi.

90+1′ Zëvendësim te Luftëtari, largohet nga fusha Lika, vendin e tij e zë Serxhio Emini.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

90′ Dragoshi ndëshkohet me karton të verdhë për simulim.

84′ Zëvendësim te Luftëtari, largohet Dushkaj, vendin e tij e zë Ahmetaj.

80′ Tjetër mundësi shënimi për Kukësin, me Bruno Lulajn, i cili devijon me kokë pas krosimit të Ethemit, por topi shkon mbi traversë.

77′ Zëvendësim te Luftëtari, largohet Çela, vendin e tij e zë Ziaj.

75′ Lulaj kroson nga e djathta për Shkurtajn, i cili provon me kokë, por gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit.

73′ Zëvendësim te Kukësi, largohet nga loja Vesel Limaj, vendin e tij e zë Rroca.

70′ Kukësi hidhet në sulm në kërkim të golit të fitores, por Shkurtaj shpërdoron para portës.

68′ Oshafi provon nga distanca, por shpërdoron.

63’ Karton i verdhë për Likën, ndërhyrje e gabuar ndaj Ethemit.

57′ E pabesueshme se çfarë raste humbasin njëri pas tjetrit futbollistët e Luftëtarit.

56′ Minuta fantastike, e pabesueshme çfarë humbet Oshafi, shumë pranë vijës fatale. Pas harkimi të Likës, Oshafi nuk arrin të shtyjë topin drejt rrjetës.

53′ Ethemi trondit traversën e portierit Qyani me një predhë nga dsitanca, pranë golit verilindorë.

48′ Provon Gavazaj me një gjuajtje nga distanca, topi shkon jashtë kuadratit.

47′ Drithërima në portën e Xhikës, pranë golit Luftëtari. Portieri i skuadrës verilindore bën heroi duke shpëtuar skuadrën nga një goli i sigurt!

46′ Starton pjesa e dytë! 

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

42′ Fantastik portieri Qyrani, i cili shpëton skuadrën nga pësimi i golit, pas një devijimi me kokë të Shkurtajt, duke e devijuar topin në këndore.

35′ Tension në Gjirokastër! Luftëtari gjen rrugën e rrjetës, por goli anulohet për faull ndaj Obanor. Protestojnë ashpër futbollistët vendas!

31′ Gavazaj provon të surprizojë me një goditje të befasishme drejt portës nga goditja e dënimit, topi shkon ngjitur me shtyllën.

30′ Dushkaj ndëshkohet me karton të verdhë për protesta ndaj gjyqtarit.

27′ Lika provon nga jashtë zonës, por goditja e sulmuesit përfundon larg kuadratit të Xhikës.

23′ Obanor provon një pasim për Mustën, por loja ndalet për pozicion të parregullt.

16′ Tjetër rast i rrezikshëm, në portën e Kukësit, por kontrollon gjithçka portieri Xhika, pas gjuajtjes së Açkës.

11′ Vesel Limaj provon me një gjuajtje nga distanca, topi shkon mbi kuadrat.

10′ Kukësi merr frenat e lojës në dorë dhe shtyn përpara drejt zonës së Luftëtarit.

5′ Fare pranë golit Luftëtari, me anë të Stivi Puçit, pas një krosimi të Likës nga e djathta, futbollisti i skuadrës Gjirokastrite godet me kokë, por topi shkon mbi travers.

2′ Luftëtari e nis në sulm dhe fiton goditjen e parë nga këndi, duke kërcënuar portën e Xhikës!

1′ Ndeshja ka nisur me 3 minuta vonesë për shkak të mbërritjes me vonesë të ambulancës!

15:00 Në stadiumin e Luftëtarit nuk ka mbërritur ende ambulanca, edhe pse orari i fillimit të ndeshjes ka shkuar! 

Formacionët zyrtare:

Luftëtari: Qyrani, Dragoshi, Isufi, Kukaj, Dushkaj, Açka, Qato, Puci, Lika, Çela, Oshafi.

Luftetari

Kukësi: Xhika, Lulaj, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Limaj, Ethemi, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj.

Kukesi

Gjyqtar: Erjon Bastari (Tiranë)

 

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"