VIDEO/ Kukësi nuk ndalet, verilindorët mposhtin Dinamon për kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2021 | 23:55

VIDEO/ Kukësi nuk ndalet, verilindorët mposhtin Dinamon për kreun

Kukësi ia ka dalë të mposhtë Dinamon në ‘’Air Albania’’ për tu konfirmuar një ndër pretendetet kryesore për titull këtë sezon.

Basha harizaj

FOTO: P.PASHOLLARI

Ndeshja nisi mirë për Dinamon e cila humbi disa raste të pastra duke izoluar tërësisht Kukësin në gjysmëfushën e vet. Por për golin e avantazhi mendoi Edi Basha që në minutën e 28-të i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes për të shënuar një supergol me të majtën.

Në pjesën e dytë blutë tentuan disa herë portën, por  Tafas ishte në superformë duke ndalë disa herë Agim Ibraimin që dëshpërimisht kërkoi golin në këtë takim. Kukësi vazhdon me ecurinë e fitoreve në këtë kampionat, ku pas Vllaznisë, Dinamo është viktima e radhës për blutë.

FT| DINAMO-KUKËSI 0-1

28′ Basha 

KOMENTI 

Mbyllet takimit, Kukësi merr 3 pikë të arta duke mundur Dinamon ndërsa verilindorët konfirmohen si pretendentët për titull këtë sezon. 

96′ Niset Ibraimi, topi përfundon në goditje nga këndi.

95′ Faull për Dinamon., shansi i fundit për ”nëndetësen” të shmangë humbjen.

93′ Edhe dy minuta nga vërshëllima e fundit e arbitrit, Dinamo provon të shmangë humbjen.

91′ Gjyqtari i katërt akordon 5 minuta shtesë.

90′ Zëvendësim në radhët e Dinamos, largohet Isaevski vendin e tij e zë Enis Gavazaj.

89′ Daci menjëherë protagonist. Futbollisti godet fluturimthi me të majtën, por pret portieri Harizaj.

88′ Lartgohen Gjelbrim Taipi dhe Edi Basha për Kristi Markun dhe Klejdi Daci.

84′ Lë fushën e lojës Mihana, në vend të tij Daia.

83′ Tafas shpëton sërish Kukësin, gardiani reagon menjëherë pas një goditje të Ibraimit duke dërguar topin në goditje nga këndi.

81′ Goditje nga këndi për Dinamon, e para për blutë në këtë takim. Ndërkohë Longo proteston te gjyqtari i katërt pas një dueli të Dragoshit me Skukën. Tekniku italian ndëshkohet me karton të verdhë nga gjyqtari.

78′ Tjetër zëvendësim në radhët e Kukësit. Lë fushën e lojës Ergys Peposhi në vend të tij Dragoshi.

74′ Krijohet iluzioni i golit, Ibraimi tenton të bëjë mrekullinë, por sfera përfundon në rrjetën e jashtme. Ndërkohë portieri Tafas dëmtohet pas një përplasje të fortë me shtyllën.

74′ Goditje dënimi në limitet e zonës për Dinamon, kapiteni Ibraimi pranë topit pret vërshëllimën e gjyqtarit.

68′ Edi Basha rikuperon një top duke tentuar të bëhet i rrezikshëm, kroati pason te Shqiprim Taipi që gabon krejtësisht duke mos arritur ta shfrytëzojë aksionin për të vulosur rezultatin.

68′ Zëvendësimi i parë në radhët e Dinamos, lë fushën e lojës Rimal Haxhiu vendin e tij e zë Xhuliano Skuka.

65′ Dinamo provon me të gjitha mënyrat të gjejë golin e barazimit, por Kukësi është kthyer tërësisht prapa për të mbrojtur rezultatin.

61′ Feizhao ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje në sulm ndaj Çinedus. Tjetër faull i rrezikshëm për blutë.

60′ Një goditje dënimi e rrezikshme për Dinamon, kapiten Ibraimi provon krosimin por topi pastrohet nga zona e verilindorëve.

54′ Zëvendësim në radhët e Kukësit, largohet Ardit Hila vendin e tij e zë spanjolli De Lukas.

48′ Çmendet Çinedu, sulmuesi i Dinamos bën gjithçka mirë dike dribluar katër kundërshtarë, por goditja e tij përfundon fare pranë traversës.

46′ Nis sfida, Dinamo shkelmon topin nga mesi i fushës.

Mbyllet pjesa e parë. Kukësi në avantazh pas supergolit të shënuar nga Edi Basha, ndërsa Dinamo ”qan” rastet e humbura në minutat e para të takimit, ku vlen për tu përmendur rasti i humbur nga kapiteni Agim Ibraimi. 

44′ Gjyqtari i katërt akordon 2 minuta shtesë.

44′ Nxehen gjakrat, Enea Jorgji ndëshkon me karton të verdhë Rimal Haxhiun dhe Gjelbrim Taipin pas një përplasje të këtyre dyve në mesfushë.

42′ Ergys Peposhi provon të surprizojë Harizajn duke goditur bukur me të majtën, por goditja e mbrojtësit përfundon mbi kuadratin e portës.

37′ Bruno Lulaj i shtrirë në fushë pas një dyluftimi me Mihanën në vijën përpara mbrojtjes. Gjelbrim Taipi nxjerr topin jashtë për t’i ardhur në ndihmë shokut të skuadrës.

32′ Pas 4 minutash rinis loja, pasi gjyqtari Jorgji priti konfirmimin nga VAR-i pas dyshimeve se sulmuesi Edi Basha ishte në pozicion jashtë loje në momentin e golit.

28′ GOOOOOOOOL Dinamo 0-1/ Edi Basha shënon një supergol. Pas një topi të gjatë nga mbrojtja, kroati mposht portierin me një parabol mjaft të bukur duke çuar në delir verilindorët.

25′ Dinamo më mirë në 25 minutat e para. Skuadra e Shkëmbit e organizuar në të gjitha repartet duke rrezikuar disa herë me kundërsulme përpara, ndërsa Kukësi thuajse pa identitet këto minuta të para.

20′ Ardit Hila ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje në dëm të kapitenit të Dinamos, Ibraimi.

14′ E pabesueshme çfarë rasti humbet Agim Ibraimi. Kapiteni gabon i vetëm para Tafas duke goditur fort, por sfera përfundoi jashtë kuadratit të katërkëndeshit.

10′ Milunoviç kërkon një 11-metërsh pas një kontakti në zonë me Sofranac, por gjyqtari bën me shenjë të vazhdojë loja.

9′ Dalja e parë e rrezikshme për Kukësin, Shqiprim Taipi provon të dalë shpejt nga e djathta por reagon shpejtë Sofranac e më pas Eni Imami duke mbyllur gjithçka.

7′ Tjetër rast për Dinamon, Mihana tenton një krosim të ulët, sfera përfundon në këmbët e Siljanovskit, por goditja e këtij të fundit është e dobët duke mbyllur një tjetër aksion të rrezikshëm të bluve.

3′ Sërish rrezikshëm Dinamo. Kësaj here provon Çinedu me një të majtë të fuqishme, por Tafas ndodhet në pozicion.

2′ Rrezikshëm Dinamo, blutë fitojnë goditjen e parë nga këndi.

1′ Starton sfida, Kukësi shkelmon topin e parë nga mesi fushës.

FORMACIONET ZYRTARE

DINAMO: Harizaj, Sofranac, Imami, Siljanovski, Isaevski, Demiri, Haxhiu, Sidibe, Mihana, Ibraimi, Çinedu, Trajner: B.Shkëmbi

KUKËSI: Tafas, Lulaj, Ndreca, Peposhi, Bytyçi, Hila, Sh.Taipi, Gj. Taipi, Milunoviç, Basha, Feizhao, Trajner: D.Longo

Gjyqtar: Enea Jorgji

Asistent i parë: Emigers Ganxhi

Asistent i dytë: Nuri Rrapaj

Gjyqtar i katërt: Oldis Ferataj

VAR: Juxhin Xhaja   AVAR: Denis Rexha

WhatsApp Image 2021-10-29 at 18.52.15

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"