VIDEO/ Kapje për fyti e grushte, Europa Ligë pushtohet nga skenat e dhunshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2021 | 10:43

VIDEO/ Kapje për fyti e grushte, Europa Ligë pushtohet nga skenat e dhunshme

Sfida mes Bajer Leverkusenit dhe Real Betisin e luajtur mbrëmjen e djeshme për Ligën e Europës u kthye në arenë të vërtetë lufte mes lojtarësh.

sherri fekir

Protagonist u bë sulmuesi i spanjollëve Nabil Fekir i cili në fundin e takimit humbi toruan duke kapur për fyti kundërshtarin e tij. Por kundërshtarët nuk qëndruan duarkryq duke goditur francezin pas koke.

Në këtë moment filloi kaosi i madhe me lojtarë dhe stafe të dyja ekipeve. U desh ndërhyrja e gjyqtarit që gjithçka të qetësoj.

Arbitri nxori kartonin e kuq për Fekir dhe futbollistin e Leverkuesnit, Demirbaj. Sfida përfundoi me fitoren e thellë 4-0 të gjermanëve të cilët marrin dhe kryesimin e Grupit G me 10 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"