VIDEO / Gol dhe asist, Ruben Hebaj fillon të lërë shenjë te Domzhale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2017 | 14:40

VIDEO / Gol dhe asist, Ruben Hebaj fillon të lërë shenjë te Domzhale

Rubin Hebaj ka qenë një nga protagonistët e kësaj fundjave në kampionatin slloven, ku i është bashkuar skuadrës së Domzhales. Ish-futbollisti i Vllaznisë, i cili që sot i është bashkuar në grumbullim Kombëtares U-21, ka shënuar gol dhe ka dhënë asist në ndeshjen mes Krsko dhe Domzhales, të cilën skuadra e tij e humbi me shifrat 4-2.

hebaj

Hebaj u aktivizua vetëm në fillimin e pjesës së dytë të takimit, kur rezultati ishte 1-0 për ekipin kundërshtar, por iu deshën më pak se 10 minuta për t’i dhënë mundësinë Sirok për të shënuar golin e barazimit. Sulmuesi shqiptar harkoi nga e majta dhe Sirok dërgoi topin në rrjetë me n7j gjuajtje fluturimthi kur regjistrohej minuta e 54-t.

Vetëm 4 minuta më vonë, sulmuesi shqiptar realizoi edhe golin e dytë për skuadrën e tij, me një gjuajtje me kokë, duke e kaluar Domzhalen në avantazh. Por me sa duket problemet e skuadrës së tij janë kryesisht në mbrojtje dhe brenda 20 minutash, nga e 68-a në të 88-n, ekipi i Domzhales pësoi tre gola, duke humbur ndeshjet me shifrat 4-2.

Ky ishte goli i parë në kampionat për Hebajn, por është e qartë që nëse ai vazhdon me paraqitje të tilla, nuk do të ketë probleme për të luajtur rregullisht në formacionin e Domzhales dhe për të pasur më shumë mundësi për të shënuar në të ardhmen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"