VIDEO/ Fitore në sekondat e fundit, Krasniqi nderon Skënderbeun në Shkodër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2020 | 0:13

VIDEO/ Fitore në sekondat e fundit, Krasniqi nderon Skënderbeun në Shkodër

Skënderbeu ka mposhtur Vllazninë me rezultatin 0-1, në sfidën e zhvilluar në “Loro Boriçi”. Goli në sekondat e fundit nga ana e sulmuesit Krasniqi, i dhuroi 3 pikë të arta skuadrës së Ilir Dajës, në një përballje që u dominua nga korçarët.

bandicam 2020-02-29 15-56-31-961

Vijon…

FT: VLLAZNIA – SKËNDERBEU 0-1

Krasniqi 90+3′ 

KOMENTI LIVE:

Përfundon sfida. 

90+3′ GOOOOOL SKËNDERBEU 0-1/ Krasniqi i dhuron 3 pikë të arta korçarëve. Pas një kombinimi fantastik mes Bregut dhe Meksit, ky i fundit shërben për Krasniqin, i cili nuk fal, duke tundur rrjetën. 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

87′ Daja kryen edhe lëvizjen e fundit, largon nga fusha Mensah për Krasniqin.

82′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Daja vendin e tij e zë Xhumfur.

76′ Sidorenko është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë.

76′ Aksion mjaft i bukur i Vllaznisë, provon Shtubina, por topi shkon jashtë kuadratit.

73′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet nga fusha Taipi, aktivizohet Ndeki.

72′ Xhunior ndëshkohet me të verdhë, ndërhyn me brryl ndaj Jashanicës.

70′ Jonuz kryen zëvendësimin e fundit. Largohet Hygor dhe futet Shtubina.

68′ Kundërsulm thuajse perfekt i Vllaznisë. Xhunior pason te Lika, por goditja e këtij të fundit nuk është nga më të mirat dhe ndalet nga Koliçi.

62′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet Kruja, vendin e tij e zë Sidorenko.

60′ Malota ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

53′ Pranë golit Skënderbeu me Dejvi Bregun, gjuajtja e vlonjatit brenda zonës, shkon jashtë kuadratit të portës së mbrojtur nga Efremov.

51′ Kundërpërgjigjet Vllaznia me Silvio Zhunior, i cili pas një harkimi nga këndi, godet me kokë, por topi shkon ngjitur me shtyllën e majtë pingule.

50′ Skënderbeu e nis në sulm dhe kërkon golin e avantazhit. Por për meritë të mbrojtes kundërshtare dhe portierit Efremov, rezultati mbetet i pandryshuar.

46′ Starton pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

43′ Pranë golit Skënderbeu me Mensah, i cili provon me kokë, pas harkimit nga e djathta e Gripshit, por topi ndalet nga portieri i Vllaznisë.

36′ Zëvendësim te Vllaznia, Ramadani lë fushën i dëmtuar, vendin e tij e zë Shehi.

34′ Moment i dyshimtë, Skënderbeut i anulohet një gol. Gripshi shkëputet bukur del i vetëm përballë portierit dhe e dërgon topin në rrjetë, por për gjyqtarin anësor kemi të bëjmë me pozicion jashtë loje. Nuk është dakord futbollisti i skuadrës korçare.

31′ Kundërpërgjigjet Skënderbeu me Dejvi Bregun. Vlonjati lëviz bukur dhe lëshon një goditje të rrezikshme në hyrje të zonës. Vendimtare ndërhyrja e portierit të Vllaznisë, që largon rrezikun në këndore.

30′ Xhunior provon me një goditje të rrezikshme, por kontrollon gjithçka Koliçi.

17′ Meksi harkon një top të rrezikshën nga e djathta, devijohet nga Malota dhe përfundon në duart e portieri Efremov.

11′ Vllaznia provon të kundërpërgjigjet me Zhunior, i cili futet bukur në zonë, provon të godasë, por ndalet nga Mara. Sulmuesi i skuadrë shkodrane pëson edhe një dëmtim, por rikthet sërish në fushë.

10′ Gripshi dhe Meksi provojnë kombinimin por në fund ka vetëm rivënie fundore për Vllazninë.

9′ Skënderbeu qarkullon bukur topin, dhe provon të vendosë në vështirësi mbrojtjen shkodrane me aksione të rrjeshme nga krahët.

8′ Minuta të mira për korçarët që ushtrojnë presion të vazhdueshëm në zonën e Vllaznisë.

3′ Taipi jep sinjalin e parë për Skënderbeun. Mesfushori ndalet nga Gurishta në hyrje të zonës.

1′ Ka startuar sfida.

FORMACIONET ZYRTARE:

VLLAZNIA: Efremov, Gligorov, Gurishta, Malota, Marku, Krymi, Ramadani,Hygor, Lika, Kruja, Silvio Junior. Trajner: Mirsad Jonuz

vllaznia

SKËNDERBEU: Koliçi, Meksi, Dita, Jashanica, Pëllumbi, Daja, Mara, Taipi, Gripshi, Bregu, Mensah. Trajner: Ilir Daja

Skenderbeu

GJYQTAR: Klajdi Kola

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"