VIDEO / E vendos një gol në minutat shtesë! Kosova U21 mund Shqipërinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2021 | 20:56

VIDEO / E vendos një gol në minutat shtesë! Kosova U21 mund Shqipërinë

Kombëtarja shqiptare e futbollit U21 është mundur sot edhe nga Kosova në Prishtinë, duke mbyllur pa pikë ndeshjet e nëntorit ku shpresonte në dy fitore për të mbajtur gjallë ëndrrën për kualifikimin në Europian.

bandicam 2021-11-16 19-00-39-443

Në një duel shumë interesant mes dy skuadrave që kanë krijuar rivalitet me njëra-tjetrën në edicionet e fundit, ishte Kosova që kishte iniciativën, por me kuqezinjtë që thumbonin më shumë me harkimet e Ndrecës e Ismajlgecit, apo gjuajtjet e Asllanit.

Pjesa e parë nuk dhuroi shumë emocione, ndërsa në të dytën, kur Kosova po sulmonte më shumë, erdhi goli i Shqipërisë me Karricën. Ndërsa Kosova forcoi sulmin, ndërrimet e Bushit nuk bënë efekt, pasi Shqipëria lëshoi shumë terren dhe nuk ishte aspak çudi që erdhi edhe goli i barazimit me anë të Krasniqit.

Ndeshja po shkonte drejt një barazimi, por Kosova insistoi më shumë në fund dhe me meritë gjeti golin e fitores me Sejdiun në shtesë, duke siguruar një fitore të rëndësishme për klasifikimi e saj, e që ndoshta shuan përfundimisht ëndrrat kuqezi për një kualifikim të mëtejshëm në Europian. Shqipëria aktualisht është në vendin e tretë në grup me 9 pikë pas 6 ndeshjesh, ndërsa Kosova ka 8 pikë pas 5 takimesh të luajtura.

U21| KOSOVË-SHQIPËRI 2-1
65′ Krasniqi, 90’+1′ Sejdiu / 58′ Karrica

MINUTË PAS MINUTE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Kosovës.

90’+1’ Vjen goli i përmbysjes i Kosovës. Sejdiu gjen rrjetën pas një aksioni në qendër të mrbojtjes kuqezi.

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

82’ Tjetër zëvendësim i dyfishtë te Shqipëria. Qardaku e Rrapaj hyjnë në fushë në vend të Dobrës dhe Asllanit.

80’ Predhë e Zeqirit, por Tafas përgjigjet me një grushtim spektakolar duke shpëtuar katërkëndorin e Shqipërisë.


77’ Nikqi ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në sulm.

73’ Peposhi dhe Nikqi në fushën e lojës, ndërsa largohen Ismajlgeci dhe Karrica.

72’ Marku nga e djathta ka mundësinë të gjuajë në portë, por fluturon sferën mbi traversë.

69’ Lëvizje e menjëhershme e Bushit, në fushë Marku në vend të Dodës.

65’ Barazohen shpejt shifrat. Vjen goli i Kosovës me Krasniqin i cili depërton në zonë dhe mposht Tafas duke i kaluar topin mes këmbëve.


62’ Ndrecka nga e majta harkon në zonë për Ismajlgecin, gjuajtja e këtij të fundit nuk është e duhura dhe nuk drejton sferën në rrjetë.

61’ Lëvizja e parë nga stoli i Kosovës është aktivizimi i Sejdiut në vend të Veliut.

58’ Vjen goli i Shqipërisë. Asllani gjen bë mënyrë perfektë Karricën në zonë dhe ky i fundit nuk gabon, duke i dhënë avantazhin Shqipërisë.

56’ Ndrecka nga e majta ka hapësirë për të harkuar në zonë, por ai gabon gjithçka duke gjuajtur topin lehtësisht në duart e Bisinger.

53’ Krasniqi është ai i cili godet me të djathtën nga jashtë zonës, Tafas grushton në pozicion.


52’ Kartoni i parë i verdhë është i Krasniqit për një faull ndaj Çelhakës.

48’ Skuadrat janë më të mbyllura në pjesën e dytë. Iniciativa është e Kosovës por nuk ka mundësi të rrezikojë portën e Tafas.

46’ Rifillon dueli pa ndryshime mes skuadrave.

45’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes në barazim pa gola.

41’ Asllani nga gjysmëfusha jonë sheh Dobrën dhe pason për lojtarin i cili niset drejt portës. Numri 10 më pas gjuan në hyrje të zonës me një tentativë të lehtë ballore që kontrollohet nga portieri Bisinger.

34’ Tjetër tentativë e Asllanit nga jashtë zonës pas sugjerimit të Ismajlgecit. Por përsëri nuk ka shënjestrën e duhur dhe sfera fluturon mbi katërkëndor.

33’ Karrica nis Ndreckën në fundore, por ky i fundit edhe pse ka hapësirën e duhur, pason gabim në zonë dhe i dorëzon topin lojtarëve të Kosovës.

31’ Kundërsulm i shpejtë i Karricës nga e djathta, gjuajtja e tij nga një pozicion diagonal, nuk gjen katërkëndorin e boshatisur nga portieri i Kosovës.

30’ Krasinqi vë në provë reflekset e Tafas me një gjuajtje nga e majta të cilën gardiani i Shqipërisë e largon nga katërkëndori i tij.

29’ Zeqiri nga e djathta gjen hapësirën për të harkuar por askush nuk është në shtyllën e dytë për të rrezikuar portën e Tafas

26’ Ndrecka depërton në zonë në krahun e majtë dhe kërkon penallti, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

21’ Asllani kalon dy lojtarë dhe pasi hyn në zonë, gjen hapësirën për të gjuajtur, por tentativa e tij është e fortë e topi fluturon mbi traversë.

19’ Mundësi e shkëlqyer për të shënuar e Dobrës pas një pasimi diagonal të Ismajlgecit. Sulmuesi ndalet nga portieri e më pas mbrojtja e Kosovës largon para se sfera të kalojë vijën fatale.

14’ Një gjuajtje nga jashtë zonës e Asllanit nuk gjen katërkëndorin e portës së Kosovës.

12’ Top i gjatë i Krasniqit për Zeqirin, Tafas del dhe kontrollon sferën në duel ajror me sulmuesin.

9’ Sinjali i parë i rëndësishëm i mbrëmjes i përket Shqipërisë me Ismajlgecin i cili nga e djathta provon të majtën e tij, por gjuajtja përfundon në rrjetën e sipërme të portës.

7’ Pas zhvillimit të një goditje dënimi për Kosovën, Zeqiri nga e djathta mundohet të harkojë në zonë, por nuk arrin të kthejë sferën që përfundon jashtë.

3’ Ekipet rreshtohen të kujdesshme në minutat e parë, duke mos lënë asnjë hapësirë për të rrezikuar.

1’ Nis dueli në stadiumin “Fadil Vokrri”.

FORMACIONET ZYRTARE

U21 Kosovë: Bisinger, Hoti, Kurtulus, Sadriu, Hoxha, Veliu, Lushaku, Shabani, Krasniqi, Zeqiri, Merlaku.
Trajner: M. Nes

U21 Shqipëri: Tafas, Doda, Selmani, Pëllumbi, Mitaj, Ndrecka, Çelhaka, Asllani, Ismajlgeci, Karrica, Dobra.
Trajner: A. Bushi

formacionet

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"