Video e sherrit/ Turbina-Luftëtari u kthye në arenë boksi

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Prill 7, 2016 | 17:00

Video e sherrit/ Turbina-Luftëtari u kthye në arenë boksi

Turbina është mundur në fushën e vet nga kryesuesit e Luftëtarit me rezultatin 1-0 duke prekur për herë të parë në këtë edicion fundin e renditjes. Miqtë kanë fituar falë golit të vlonjatit Dejvi Bregu në pjesën e dytë dhe vazhdojnë të kryesojnë.cerriku Por, tashmë gjirokastritët kanë vetëm Pogradecin ndjekësin më të afërt me dy pikë, pasi fierakët ngecën në Sarandë dhe ndodhen katër pikë mbrapa. Sfida e djeshme ka qenë shumë e tensionuar ku ka pasur sherr masiv mes lojtarëve dhe në fund trajneri i Luftëtarit, Gerd Haxhiu, është larguar nga pankina.

Ndeshja Takimi ka startuar tri minuta me vonesë, pasi delegati Petrit Haxhia kërkonte të respektohej me përpikëri numri i tifozëve të përcaktuar nga klubet respektive që do të qëndronin në stadium.

Ndonëse stadiumi “Nexhip Trungu” ishte i dënuar, tifozët nuk munguan, pasi shkallët e pallateve përreth tij ishin të tejmbushura. Loja ka nisur me një rast nga cërrikasit, të cilët vënë në vështirësi mbrojtjen gjirokastrite pas një kombinimi të nigerianit Steven me Allamanin.

Kapiteni i cërrikasve Roshi është farë pranë avantazhit në të 28-ën. Goditja e dënimit e realizuar prej tij nga rreth 15 metra pritet mrekullisht nga Miraka. Kështu përfundon pjesa e parë ku vendësit dukeshin më kërkues.

Në fraksionin e dytë, gjirokastritët janë më cinikë. Bregu në të 52-ën kalon Luftëtarin në avantazh, falë një goditjeje potente nga distanca, e cila nuk mund të ndalet nga Vashaku. Goli shkakton tension në fushë ku më pas kapiteni Roshi ndëshkohet me të verdhë për shkak të protestave.

Në minutat vijuese, mbrojtësi Peqini do të ketë tri raste konkrete për të barazuar, por fati nuk është me të. Më flagranti është ai i minutës së 73-të ku sërish Miraka shpëton mrekullisht portën. Në të 86-ën tensioni arrin kulmin në fushë.

Lojtarët përleshen në një sherr masiv me njëri-tjetrin duke shkaktuar një situatë kaotike në fushë. Trajneri mik Gerd Haxhiu proteston ashpër duke kërkuar nga delegati që ndeshja të mos vijojë më. Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, situata i rikthehet normalitetit, në një kohë që arbitri nuk ndëshkon asnjë prej lojtarëve me karton të kuq, pavarësisht sherrit dhe goditjeve mes tyre.

Në fund, gjyqtari akordon 7 minuta shtesë dhe loja vijon të jetë sërish e tensionuar. Haxhiu është sërish i rebeluar dhe përfundimisht gjyqtarët e largojnë nga stoli. Minutat e mbetura nuk ofrojnë ndryshim rezultati duke mundë- suar kështu tri pikë të arta për gjirokastritët.






www.minuta90.com