VIDEO/ “E lehura duhet të dalë nga shpirti”, Tefik Osmani mesazh kritikëve pas fitimit të Superkupës nga Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2022 | 13:50

VIDEO/ “E lehura duhet të dalë nga shpirti”, Tefik Osmani mesazh kritikëve pas fitimit të Superkupës nga Tirana

Tirana ka fituar një ditë më parë Superkupën në një ndeshje spektakolare kundër Vllaznisë me rezultatin 3-2.

Collage Maker-08-Dec-2022-01.50-PM

Menjëherë pas kësaj drejtori sportiv i kampionëve të Shqipërisë, Tefik Osmani ka postuar në “Facebook”-un e tij një video nga telekomedia e famshme “Gjuetia e fundit”.

Bëhet fjalë për skenën kur instruktori u mëson agjentëve të sigurimit se si duhet të lehin.

Me sa duket Osmani ka një mesazh për të gjithë ata që shpesh e kritkojnë, ndonëse Tirana është kampione në fuqi, sot kryeson kampionatin dhe ka fituar Superkupën.

Përveç kësaj i janë larguar edhe disa lojtarë të rëndësishëm si Seferi, Totre dhe Toli nga të cilët klubi arkëtoi mbi 800 mijë euro. Më poshtë keni videon e postuar nga Osmani në faqen e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"