VIDEO/ Dy zhgënjime të Serisë A eliminojnë Juventusin, Sevilja shkon në finalen e Ligës së Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2023 | 0:25

VIDEO/ Dy zhgënjime të Serisë A eliminojnë Juventusin, Sevilja shkon në finalen e Ligës së Europës

Sevilja kthehet përsëri në finale e Ligës së Europës, turneut ku është rekordmene absolute me 6 trofe të fituar. Spanjollët kanë eliminuar Juventusin me përmbysje pas kohëve shtesë.

bandicam 2023-05-18 21-01-18-786

Dueli mes dy skuadrave që kishin lënë të hapur kualifikimin me barazimin 1-1 në ndeshjen e parë. ishte spektakolar, me raste në të dy portat dhe me emocione. Juventusi ishte ai i cili shënoi i pari me Vlahoviç në pjesën e dytë, me serbin i cili tundi rrjetën pak sekonda pasi kishte hyrë në fushë.

Por pak minuta më vonë, ish-mesfushori i Milanit, Suso, lëshoi një predhë të pakapshme për Sheznjin, duke bërë që shifrat të barazoheshin. Asgjë nuk ndryshoi deri në fund të sfidës dhe skuadrat iu drejtuan shtesave.

Aty, një tjetër ish i Serisë A, Erik Lamela, realizoi me kokë golin e avantazhit për Seviljen, e cila më pas i rezistoi sulmeve të italianëve, për të marrë fitoren 2-1 dhe kualifikimin në finale ku do të tentojë trofeun numër 7.

SEVILJA-JUVENTUS 2-1
70′ Suso, 95′ Lamela / 65′ Vlahoviç

NGJARJET KRYESORE

120’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Seviljes në shtesë. Andaluzët në finale.

120’+2’ Gjuajtje e fortë e Paredes nga jashtë zonës, sfera kalon mbi traversë.

120’+2’ Harkime radhazi në zonën e Juventusit, askush nuk ia del të gjuajë drejt katërkëndorit të Bono.

120’ Jepen 4 minuta shtesë.

115’ Karton i kuq për Akunja!. Futbollisti i vendasve merr kartonin e dytë të verdhë për vonesa loje dhe lë skuadrën e tij me 10 lojtarë.

110’ Kieza nga e djathta ka mundësinë të gjuajë në portë por gabon plotësisht shënjestrën.

106’ Papu Gomez hyn në fushë në vend të Hezus Navas te vendasit. Kurse Milik hyn në fushë në vend të Kuadrados.

105’+2’ Mbyllet pjesa e parë shtesë me avantazhin 2-1 të Seviljes.

102’ Tani është Juventusi që mundohet të ngutet në kërkim të golit, por vendasit kontrollojnë harkimet në zonë pa shumë rrezik për Bono.

98’ Pas një harkimi në zonë, Vlahoviç me kokë gjuan lehtë pa shqetësuar Bonon.

95’ GOOOL SEVILJA! Gil nga e majta lëshon një harkim perfekt në zonë ku Lamela me kokë nuk fal duke përmbysur ndeshjen.

94’ Kieza shpërthen në krahun e majtë, por dërgon topin në duart e Bono me diagonalen e tij.

93’ Kieza shërben Vlahoviç i cili provon të gjuajë, por është tentativë shumë e lehtë për të shqetësur Bono.

91’ Rifillon ndeshja me kohën e parë shtesë të sfidës.

90’+3’ Mbyllet koha e rregullt me barazimin 1-1. Kualifikimi do të vendoset në kohët shtesë.  

90’Suso nis një harkim perfekt në zonë për En Nesiri i cili gjuan me kokë, por gjen përgjigjen e shkëlqyer të Sheznjit.

89’ Pas një goditje këndi, ka rrëmujë në zonën bardhezi ku në fund është Gil i cili gjuan dhe Sheznji me këmbë largon rrezikun.

87’ Kostiç e Mireti marrin vendin e Iling dhe Lokatelit te Juventusi.

83’ Goditje dënimi e fortë e Suso, Sheznji këtë herë i përgjigjet me një grushtim vendimtar.

77’ Goli i ka dhënë qetësi përsëri Seviljes që zhvendoset pranë zonë së Juventusit duke kërkuar me ngulm golin për të mbyllur ndeshjen dhe kualifikimin.

70’ GOOOL SEVILJA! Pas një topi të humbur nga Kieza para zonës, sfera shkon te Suso i cili lëshon nga distanca një predhë të pakapshme për Sheznjin duke vendosur në barazim edhe një herë sfidën.

65’ GOOOL JUVENTUS! Aksion i shpejtë i italianëve dhe Vlahoviç shfaqet para portës, duke mposhtur portierin për t’i dhënë avantazhin bardhezinjve.

64’ Di Maria dhe Ken i lënë vendin në fushë Kiezës dhe Vlahoviç.

62’ Suso hyn në vend të Torres te Sevilja.

59’ Edhe Bremer i afrohet golit me një gjuajtje me kokë pas një goditje dënimi, topi ”qeth” shtyllën e Bono.

56’ Rast i artë i Rabio i cili niset drejt zonës dhe i vetëm lëshon një diagonale të fortë që nuk gjen portën për pak centimetra.

52’ Diagonale e fortë e Gil nga e majta, Sheznji është përsëri në pozicion.

51’ Pas një goditje këndi, En Nesiri dhe Bade provojnë të mposhtin Sheznji, por gardiani i bardhezinjve mbron mirë portën.

49’ Rabio merr topin në mesfushë dhe i afrohet zonës, gjuajtja e tij përfundon në duart e Bono.

46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime të tjera në radhët e dy skuadrave.

45’+5’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’+4’ Një ndërhyrje e Kuadrados ndaj Oliver Torres në kufirin e zonës sjell protesta pa fund të vendasve që kërkojnë penallti. Gjyqtari, pas bashkëbisedimit me VAR-in, bën shenjë që nuk ka gjuajtje nga pika e bardhë.

45’ Ken nis një top të shpejtë para, në fund Bono del dhe mbërthen sferën para sulmuesit i cili po i drejtohej i vetëm portës.

42’ Rabio tund rrjetën pas një asisti perfekt të Lokatelit nga e djathta, por rrjeta anulohet pasi mesfushori italian ishte në pozicion jashtë loje.

41’ Faxhioli detyrohet të lërë fushën e lojës me barrelë, pas një goditje që ka pësuar në brinjë. Në vend të tij hyn Paredes.

36’ Okampos provon të befasojë përsëri Sheznjin në ecje e sipër, polaku grushton jashtë.

34’ Nga ana tjetër është Rakitiç i cili me një gjuajtje fluturimthi tenton portën pa gjetur katërkëndorin.

33’ Ken ka mundësinë e mirë për të shënuar teksa gjuan nga e djathta, por godet shtyllën e dyë të portës së vendasve.

31’ Faxhioli kontrollon në mënyrë të rrezikshme topin në zonë, vendasit pretendojnë për penallti për prekje të sferës me dorë, por gjyqtari lejon lojën të vazhdojë.

29’ Akunja provon nga jashtë zonës me një predhë, Sheznji shpëton përsëri ekipin duke kaluar sferën mbi traversë.

27’ Rabio jep një top të artë për Di Marian i cili shfaqet i vetëm para portës por gabon gjithçka me gjuajtjen e tij që shkon shumë larg portës.

24’ Sheznji shpëton Juventusin! Pas një topi nga e djathta Okampos me kokë gjuan i vetëm pranë zonës së vogël por në shtyllën e parë është polaku ai i cili mban sferën jashtë katërkëndorit pa kaluar plotësisht vijën.

15’ Pas goditjes nga këndi, Gati me kokë gjuan por gjen përgjigjen e Bono i cili shpëton skuadrën e tij.

14’ Tentativa e parë e Juventusit është nga Faxhioli i cili gjuan nga jashtë zonës por gjen devijimin e Badelj.

6’ Vetëm Sevilja në fushë në këto minuta, duke mbyllur Juventusin në zonën e vet për të ndalur ofensivën vendase.

3’ Kuadrado humb topin rrezikshëm në krahun e djathtë, Bremer i heq sferën Rakitiç i cili ishte nisur drejt portës.

1’ Nis takimin në Spanjë.

FORMACIONET ZYRTARE

asdsadsadsadsadsadsad

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"