VIDEO/ Degjeneron Bylisi-Laçi, grushte në fushë. Nuabueze bën boksierin, gjakoset edhe Kuli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2021 | 0:00

VIDEO/ Degjeneron Bylisi-Laçi, grushte në fushë. Nuabueze bën boksierin, gjakoset edhe Kuli

Një skenë e shëmtuar dhune është regjistruar në minutën e 56-të në ndeshjen Bylis-Laçi e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiorë.

bandicam 2021-02-13 16-04-47-471

Lojtarët janë përleshur me grushta dhe shkelma, duke na kthyer shumë vite pas. Një moment i paprecedentë, që pritet të ketë pasoje të rënda dhe dënime shembullore nga Komisioni i Disiplinës.

Nuabueze bën boksierin, gjakoset edhe Kuli, i cili rëshket teksa mundohet të ndajë lojtarët. Carkanji dhe Nuabueze ndëshkohet me karton të kuq. Të dyja skuadra me 10 lojtarë në fushë. Sulmuesi i Laçit është tradhtuar nga nervat dhe ka ngatërruar sportin duke bërë boskierin.

Për më tepër shikoni pamjet e shëmtuara:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"