VIDEO/ Barazim që vlen sa një fitore ndaj Çekisë, supergoli i Bajramit mban Shqipërinë në vendin e dytë në grup

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2023 | 0:12

VIDEO/ Barazim që vlen sa një fitore ndaj Çekisë, supergoli i Bajramit mban Shqipërinë në vendin e dytë në grup

Kombëtarja shqiptare ka barazuar sot në Pragë me shifrat 1-1 përballë Çekisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Shqiperiaaaa festa

Në një ndeshje shumë të luftuar, kuqezinjtë i kanë lejuar pakgjë vendasve, teksa kanë rrezikuar sidomos me kundërsulmet e tyre drejt portës, me Asanin e Cikalleshin që nuk shfrytëzuan rastet që iu shfaqën.

Në pjesën e dytë, Berisha u mposht nga një gol i cili u akordua vetëm nga VAR dhe për disa minuta ishin vendasit në kontroll. Por Bajrami nxori nga repertori i tij një tjetër gjuajtje spektakolare, duke barazuar shpejt shifrat për të rihapur takimin.

Në vijim disa kundërsulme mund të sillnin edhe golin e fitores të skuadrës së drejtuar nga Silvinjo. Por në fund kuqezinjtë u desh të kënaqen me një barazim 1-1 që na mban në vendin e dytë në grupin e kualifikueseve.

ÇEKI-SHQIPËRI 1-1
57′ Krejçi / 66′ Bajrami

NGJARJET KRYESORE

90’+8’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.

90’+7’ Karton i verdhë për Ismajlin.

90’+5’ Karton i verdhë i Provod i cili ndal pranë kufijve të zonës Ramadanin.

90’ Jepen 7 minuta shtesë.

90’ Goditje dënimi e vendasve pranë kufijve të zonës, Suçek me kokë në fund dërgon sferën jashtë.

86’ Çvançara dhe Krejçi dalin nga fusha për t’i bërë vend Lingr dhe Shytil.

84’ Gjasula dhe Uzuni marrin vendin e Seferit dhe Bajramit.

84’ Kundërsulm thuajse perfekt i kuqezinjve. Daku fiton topin në mesfushë dhe niset 3 kundër një, por më pas është ai i cili gabon pasimin për Mujën në të djathtën. (VIDEO)

77’ Ritmi i lojës ka rënë në këto minuta sa u përket aksioneve sulmuese, me çdo tentativë që thyhet në mesfushë.

74’ Një tjetër harkim nga e djathta e sulmit vendas gjen Krejçi në shtyllën e dytë, gjuajtja e tij ndalet nga Berisha. (VIDEO)

71’ Ndryshime edhe te Çekia, me Kushta e Çernji të cilët lënë fushën për t’i bërë vend Hlozhek dhe Jureçka.

69’ Asani dhe Asllani i lënë vendin në fushë Bares dhe Mujës.

68’ Bajrami në krahun e djathtë niset drejt zonës, por Brabek e ndal në momentin vendimtar.

66’ GOOOL SHQIPËRIA! Bajrami lëshon në goditje spektakolare nga jashtë zonës duke barazuar shfirat. (VIDEO)

62’ Një ndërhyrje e shkëlqyer e Gjimshitit shpëton prapavijën e kombëtares shqiptare teksa ndal Suçek në kufijtë e zonës.

60’ Lëvizja e parë e Silvinjos është aktivizimi I Dakut në vend të Cikalleshit.

57’ Kuqezinjtë pësojnë gol. Krejçi i shpëton pozicionit jashtë loje dhe mposht Berishën. Fillimisht goli anulohet për pozicion jashtë loje nga vijërojtësi, por më pas VAR-i i jep avantazhin vendasve.  (VIDEO)

52’ Protesta e tepruar e Asanit pas një faulli ndaj Asllanit sjell kartonin e verdhë për sulmuesin shqiptar.

48’ Ismajli ndërkohë ka probleme fizike dhe kërkon ndihmën e stafit mjekësor.

48’ Një harkim në zonë nga e djathta e sulmit sjell golin e vendasve me Provon. Por gjyqtari ndal gjithçka për një pozicion jashtë loje. (VIDEO)

45’-2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’+1’ Top perfekt nga gjysmëfusha i Asllanit për Cikalleshin, sulmuesi rrëzohet në zonë pas një kontakti por gjyqtari Tejlor sheh një prekje topi me dorë të futbollistit të Kombëtares shqiptare. (VIDEO)

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

43’ Një pasim i gabuar i Seferit sjell një rrezik pranë portës tonë me një gjuajtje të Suçek, e cila devijohet jashtë. (VIDEO)

41’ Pak shqetësim për rrëzimin e Cikalleshit në një duel ajror. Sulmuesi merr ndihmën mjekësore dhe kthehet përsëri në fushën e lojës.

39’ Harkim i gjatë nga e djathta e sulmit çek në shtyllën e dytë, Çvançara gjuan me kokë por dërgon sferën larg portës së Berishës.

35’ Çerni është ai i cili provon vazhdimisht të gjejë portën, këtë herë me një diagonale nga e djathta, por duke gabuar plotësisht shënjestrën me sferën e cila shkon jashtë.

30’ Bajrami rrëzohet në kufijtë e zonës pas një dueli, gjyqtaria bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)

28’ Është Asani ai i cili nis Cikalleshin në zonën e vendasve, por Pavlenka ndal gjuajtjen e sulmuesit kuqezi. (VIDEO)

27’ Asani shfaqet para portës me një kundërsulm të shpejtë, por sinjalizohet në pozicion jashtë loje. (VIDEO)

25’ Një top i rrezikshëm në zonën kuqezi sheh Suçek të gjuajë me kokë, por Berisha devijon sferën mbi traversë. (VIDEO)

24’ Harkim i rrezikshëm nga e djathta e sulmit çek, Ismajli largon topin para Berishës

20’ Kushta ndërhyn ndaj Berishës me faull, teksa merr vërejtjen e kryesorit Tejlor.

19’ Krejçi provon që të fitojë penallti pas një kombinimi me Kral, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)

16’ Vendasit provojnë nga krahët që të rrezikojnë prapavijën e Shqipërisë, por çdo tentativë e tyre mbyllet shumë shpejt.

12’ Çernji shfaqet para zonës së Shqipërisë dhe lëshon një gjuajtje tokazi që kontrollohet nga Berisha. (VIDEO)

8’ Top në thellësi i Hysajt nga e djathta për Asanin, sulmuesi nuk ia del ta vërë në kontroll dhe sfera shkon në fundore.

7’ Presing i lartë i kuqezinjve, të cilët mundohen që të mos lejojnë vendasit të organizohen.

6’ Cikalleshi niset me një aksion sulmues në krahun e majtë, por ndalohet në pozicion jashtë loje nga vijërojtësi.

5’ Një pasim i Ccufal mbrapa vë në vështirësi portierin e vendasve i cili largon topin jashtë zonës së tij.

2’ Menjëherë rrezikshëm kuqezinjtë me një harkim në zonë të Asllanit për Seferin, sulmuesi nuk ia del të devijojë me kokë.

1’ Nis dueli në stadiumin “Fortuna Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

ÇEKIA: Pavlenka, Brabec, Holes, Krejçi, Çufal, Suçek, Kral, Provod, Çerni, Kushta, Çvançara
Trajner: J. Shilhavi

SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Seferi, Bajrami, Asani, Çikalleshi
Trajner: Silvinjo

Gjyqtar: Antoni Tejlor (Angli)

sadsadssasdasda

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"