VIDEO/ 0 gjuajtje në portë, Roma e Murinjos parkon “autobusin” në Gjermani dhe merr “avionin” për në finalen e Budapestit 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2023 | 0:23

VIDEO/ 0 gjuajtje në portë, Roma e Murinjos parkon “autobusin” në Gjermani dhe merr “avionin” për në finalen e Budapestit 

 Mbrëmje magjike për Romën e Zhoze Murinjos. Italianët arritën të siguronin finalen e madhe të Budapestit. Kryeqytetasit  barazuan pa gola ndaj Bajern Leverkusen në duelin e kthimit, dhe falë triumfit 1-0 në shtëpi, arritën të kualifikohesh në finale.

bandicam 2023-05-18 23-01-48-312 

Skuadra e Murinjos, u mbrojt mjaft mirë, duke mos i kushtuar fare rënësi sulmit, teksa nuk regjistroi asnjë gjuajtje në kuadrat gjatë gjithë ndeshjes, ndërkohë që vendasit shënjestruan 6 herë portën e Rui Patrisios, por pa sukses.  

FT

BAJER LEVERKUSEN 0-0 ROMA

NGJARJET KRYESORE

Mbyllet sfida, Roma kualifikohet për në finale! 

81′ Dominim i Leverkusen në këto minuta, skuadra e Xabi Alonsos, është hedhur e gjitha përpara në kërkim të golit.

79′ Provon edhe Tah me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij devijohet nga Matiç dhe shkon në goditje këndi.

78′ Zëvendësim te Roma, largohet Çelik i dëmtuar, vendin e tij e merr Smolling.

67′ Pranë golit vendasit me Demirabi, që lëshon një predhë nga distanca, por Rui Patrisio bën një ndërhyrje deçizive, duke i mohuar golin skuadrës gjermane.

60′ Minuta emocionuese, vendasit kërkojnë golin e avantazhit, por mungojnë tentativat e rrezikshme në portat respektive.

56′ Momente tensioni, Palasios ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj serbit Matiç.

46′ Roma kryen zëvendësimin e parë, largohet nga fusha Beloti, vendin e tij e merr Vajnaldum.

46′ Starton pjesa e dytë.

45’+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

39′ Frimpong kroson topin në zonë, por mbrojtja verdhekuqe largon rrezikun.

34′ Spinacola lë fushën e lojës, zëvendësohet nga Zalevski.

29′ Azmun krijon pak hapësirë pranë pikës së bardhë të penalltisë dhe tenton të godasë me kokë drejt portës, por topi shkon mbi traversë.

27′ Demirbai gjuan me të majtën potente drejt këndit të poshtëm të majtë, por Rui Patricio pret sërish duke mbajtur portën të paprekur.

26′ Palasios godet nga distanca, por topi përfundon mbi traversë.

21′ Demirbai gjuan drejt këndit të poshtëm të djathtë, por Rui Patrisio bën një pritje të frikshme për ti mohuar golin.

12′ Diabi tenton të befasojë portierin me një goditje nga buza e zonës, por traversa i mohon golin e sigurt.

8′ Demirbai godet drejt shtyllës së djathtë, por Patrisio tregohet vigjilent dhe mbron mirë portën.

3’ Pelegrini tenton me një goditje nga distanca drejt portës, por topi shkon jashtë.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

BAJER LEVERKUSEN-ROMA  (0-1)

sdfsddfsdfsfsfdsdfsfd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"