Vendosin golat e Hilës dhe Hasanin, Tirana triumfon në miqësoren ndaj Ilirisë së familjes… Selmani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2023 | 20:42

Vendosin golat e Hilës dhe Hasanin, Tirana triumfon në miqësoren ndaj Ilirisë së familjes… Selmani

Iiria e Fushë-Krujës dhe Tirana zhvilluan pasditen e sotme një test miqësor në stadiumin “Redi Maloku”, që përfundoi me shifrat 0-2 për bardheblutë e kryeqytetit.

Tirana

Golat e Ardit Hilës në minutën e 25-të dhe sulmuesit Hasani në të 65-tën i dhanë fitoren skuadrës së Orges Shehit, ndaj Ilirisë që këtë edicion militon në Kategorinë e Dytë dhe vjen me objektiva madhore. Iliria e Fushë-Krujës ësh të një klub me 32 vite his tori në futbollin shqiptar dhe si suksesin më të madhe deri më tani ka pjesëmarrjen për herë të parë në Kategorinë Superiore në sezonin 1994-1995.   

Mirëpo, kjo verë ka rikthyer shpresën e madhe në qytetin futbolldashës, pasi një familje futbollistësh është afruar për të investuar te Iliria. Bëhet fjalë për biznesmenin Nazmi Selmani, i cili është babai i katër lojtarëve të njohur: Gentian Selmani (portier i Tiranës), Adolf Selmani (mbrojtës i Erzenit), Brajan Selmani (mbrojtës i Korabit – tashmë është pjesë e Ilirisë) dhe Santiago Selmani (sulmues i CSM Ceahlaul Piatra Neamt në Rumani). 

Nazmi Selmani ka marrë tashmë në dorë administrimin e klubit fushë-krujas dhe ambiciet janë të mëdha, teksa shpresohet që në një të ardhme të afërt, Iliria të jetë në elitën e futbollit shqiptar. 

ILIRIA-TIRANA 0-2 

Golat: Hila 25’, Hasani 65’ 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"