Veleçiku humbi veç një ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2013 | 10:47

Veleçiku humbi veç një ndeshje

“Pësuam vetëm një humbje dhe nuk duhet të biem në pesimizëm, por të stërvitemi për t’u rikthyer te fitorja në takimin e radhës”. Kështu është shprehur trajneri i Veleçikut, Besnik Duli, pas disfatës në përballjen me Erzenin. “Në mjaft raste kemi qenë pranë golit, por vetëm fati nuk ka dashur që topi të hyjë në rrjetë. I kërkoj falje tifozerisë koplikase për këtë humbje dhe i them se kreu i Grupit A do të na përkasë vetëm ne”, ka deklaruar Duli në prononcimin e tij.
Esat Ymeri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"