U përplas me Idrizin, Flamurtari lë të lirë mesfushorin Hair Zeqiri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2017 | 22:28

U përplas me Idrizin, Flamurtari lë të lirë mesfushorin Hair Zeqiri

Hair Zeqiri është përfundimisht një lojtar i lirë. Mesfushori vlonjat ka zgjidhur kontratën me klubin e Flamurtarit, teksa lajmin e konfirmon për “Panorama Sport” vetë ai.

Hair Zeqiri Flamurtari stervitje

“Jam takuar me drejtuesit dhe kam prishur kontratën në mënyrë konsesuale. Pas asaj që ndodhi, i mbyllëm gjërat pa qejfmbetje dhe pa detyrime karshi njëri-tjetrit”, ka sqaruar Zeqiri.

Ndërkohë, mësohet se palët kanë rënë dakord që lojtari të mos paguaj dëmshpërblim. Në këtë mënyrë merr fund një çështje e cila shpërtheu vetëm një javë më parë. Pas humbjes me besëlidhjes, mesfushori pati një përplasje verbale me administratorin Sinan Idrizi dhe që nga ai moment u detyrua të stërvitej me ekipin e të rinjve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"