U largua mes polemikash nga Vllaznia, por Yll Hoxha gjen shpejt ekip të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2016 | 19:19

U largua mes polemikash nga Vllaznia, por Yll Hoxha gjen shpejt ekip të ri

Yll Hoxha kthehet zyrtarisht në kampionatin kosovar të futbollit, ku ka firmosur për skuadrën e Feronikelit. Lojtari ka hedhur sot firmën në kontratën e re njëvjeçare duke iu bashkuar ekipit kampion i cili synon të marrë trofeun e tretë radhazi.

yll hoxha

Futbollisti nga Prishtina kishte luajtur në vitet e fundit në kampionatin shqiptar duke veshur fanellat e Kuëksit, Flamurtarit e së fundmi Vllaznisë, nga shkodranët ai u largua pas vetëm 5 muajsh me këtë klub, ndërsa iku mes polemikave me trajnerin Cungu me të cilin kishte një përplasje në stërvitje.

yll hoxha

“Nga sot jam një futbollist i Feronikelit, duke arritur një marrëveshje 1-vjeçare. Jam shumë i lumtur për rikthimin tim në Superligën e Kosovës pas 5 viteve, pas një eksperience shumë të vyer me klube elitare të Shqipërisë. Është kënaqësi e madhe për mua, që rikthehem në Kosovë pas disa vitesh dhe gjej një kampionat shumë herë më të fortë dhe që do përfaqësohet krenarisht në kompeticionet e UEFA-s”, ishin fjalët e Hoxhës në një postim në rrjetet sociale pas firmës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"