U dëbua nga Australia, reagon babai i Xhokoviç: Atentat i dështuar me 50 plumba

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2022 | 15:12

U dëbua nga Australia, reagon babai i Xhokoviç: Atentat i dështuar me 50 plumba

Babai i tenistit Novak Xokoviç, nuk e ka pritur fare mirë dëbimin e djalit të tij nga Australia dhe ka krahasuar atë me një atentat.

xhokoviç

“Një atentat i dështuar kundër sportistit më të mirë në botë ka përfunduar me 50 të shtëna ndaj Novakut në gjoks” ishin fjalët e Sërdjan Xhokoviç në një postim në rrjetet e tij sociale.

Për më tepër, ai përmend se numri një i tenisit botëror ka uruar një teniste të re, e cila arriti të fitonte një seancë gjyqësore ditën e sotme.

Ditët e fundit, Sërdjan kishte ardhur në Australi duke e krahasuar situatën e djalit të tij të pavaksinuar me vuajtjet që kaloi Jezu Krishti sipas krishtërimit.

LEXO EDHE: Humbi gjyqin dhe “Australian Open”-in, reagon Xhokoviç: Jam i zhgënjyer, tani do të…

Refuzimi i vizës dhe dëbimi i Xhokoviç, flet ministri i Emigracionit: Mbrojta sakrificat e australianëve!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"