Humbi gjyqin dhe “Australian Open”-in, reagon Xhokoviç: Jam i zhgënjyer, tani do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2022 | 14:25

Humbi gjyqin dhe “Australian Open”-in, reagon Xhokoviç: Jam i zhgënjyer, tani do të…

Pas vendimit unanim për të hedhur poshtë ankesën e Xhokoviç për anulimin e vizës, tenisti serb ka reaguar për herë të parë duke thënë se respekton vendimin e Gjykatës dhe se është i zhgënjyer dhe se tani do të shkojë të pushojë:

XHOKOVIC 1

“Do të marr pak kohë për të pushuar dhe rikuperuar, përpara se të bëj ndonjë koment të mëtejshëm përtej kësaj. Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer me vendimin që hodhi poshtë ankesën kundër anulimit të vizës sime.

Kjo do të thotë që nuk mund të qëndroj në Australi dhe të marr pjesë në ‘Australian Open’. Unë respektoj vendimin e Gjykatës dhe do të bashkëpunoj me autoritetet kompetente në lidhje me largimin tim.”, përfundoi Novak Xhokoviç.

Në kompeticionin e njohur “Australian Open” është vendosur që në vendin e Xhokoviçit të përfshihet italiani Salvatore Karuzo, numri 150 në botë dhe nga ku ishte mundur në eliminatoret nga japonezi, Taro Daniel.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"