Refuzimi i vizës dhe dëbimi i Xhokoviç, flet ministri i Emigracionit: Mbrojta sakrificat e australianëve!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2022 | 11:41

Refuzimi i vizës dhe dëbimi i Xhokoviç, flet ministri i Emigracionit: Mbrojta sakrificat e australianëve!

Vendimi për Xhokoviçin tërhoqi vëmendjen e mbarë botës dhe në fund qeveria australiane fitoi pas vendimit të Gjykatës Federale, e cila dekretoi përjashtimin e tenistit serb. Një “sukses” që ministri i Emigracionit, Aleks Hauke, e priti “me favor”:

XHOKOVIC 2

“Politika jonë e kufizimeve ka çuar në një numër të ulët vdekjesh, një rikuperim të fortë ekonomik dhe një nga normat më të larta të vaksinimit në botë.

Kjo politikë e mbrojtjes së kufirit ka ruajtur paqen sociale, pavarësisht nga pandemia e zgjatur.

Australianët kanë bërë sakrifica për të arritur këtu dhe qeveria Morrison është e vendosur të vazhdojë në këtë linjë, siç e pret vendi.

Në vendin tonë janë administruar 47 milionë doza të vaksinës, 91.6% e mbi 16-vjeçarëve është e vaksinuar.”, përfundoi ministri i Emigracionit, Hauke.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"