Turbina synon rehabilitimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2013 | 12:10

Turbina synon rehabilitimin

Pas disfatës së pësuar në transfertë ndaj Sukthit, Turbina u është rikthyer sërish përgatitjeve. Cërrikasit presin këtë fundjavë në “Nexhip Trungu” ekipin e Luzit, që pozicionohet në vendin e 5-të të klasifikimit në kuotën e 20 pikëve. Formacioni i teknikut Belshi në këtë përballje do të ketë një mundësi të mirë t’i përmirësojë disi pozitat në klasifikim, por edhe moralin e ulët që ka kapluar skuadrën aktualisht. Në kampin cërrikas shpresohet që kjo sfidë do të sjellë tri pikë të plota.
Florenc Manari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"