Turbina, paraqitje zhgënjyese

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2013 | 14:31

Turbina, paraqitje zhgënjyese

Përballja e radhës në shtëpi për Turbinën ka rezultuar përsëri zhgënjyese. Cërrikasit kanë barazuar fatmirësisht vetëm pesë minuta para fundit të takimit, duke shmangur në këtë mënyrë një disfatë që do të ishte fatale dhe dekurajuese për gjithë javët në vijim. Krizën që ka kapluar formacionin e teknikut Belshi e konfirmojnë edhe shifrat. Në katër javë të fazës së dytë skuadra ka grumbulluar vetëm dy pikë. Turbina gjendet tashmë në vendin e 7-të në kuotën e 17 pikëve.
Florenc Manari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"