Turbina i largohet objektivit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2013 | 12:46

Turbina i largohet objektivit

Turbina është përqendruar tashmë te përballja e radhës në transfertë ndaj Sukthit. Cërrikasit shkojnë në këtë takim pas dy barazimeve radhazi që realisht i kanë zbehur ambiciet e skuadrës. Gjithsesi mesfushori i talentuar Anxhelo Isaraj shprehet: “Tashmë jemi larg objektivit dhe skuadra nuk ka më gjë për të humbur. Sigurisht transfertat janë të vështira, por në futboll gjithçka mund të ndodhë. Ashtu sikurse në Prrenjas, pse jo, ne do të tentojmë të befasojmë edhe ndaj Sukthit”, – deklaroi mesfushori.
Florenc Manari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"