Troplini: Humbje e pamerituar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2013 | 10:58

Troplini: Humbje e pamerituar

I pyetur për humbjen e së dielës së kaluar në Rrogozhinë me skuadrën e Egnatias, kapiteni i Erzenit, Denis Troplini, u shpreh: “Ka qenë një humbje e pamerituar për shkak të penalizimit nga gjykimet. Luajtëm mjaft mirë, por na u mohuan të paktën 2 penallti. Ndërkohë po përgatitemi për ndeshjen e radhës në Shijak me Veleçikun, ndaj të cilit pavarësisht pozicioneve të kundërta në renditje do synojmë vetëm fitoren për të marrë revanshin e humbjes të thellë në Koplik fazën e parë”, theksoi Troplini.
Fiqiri Lala

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"