Transferimi më i shtrenjtë i verës për “djajtë e kuq”, Meguajër: E dinim që Hojlundi do shpërthente

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2024 | 18:06

Transferimi më i shtrenjtë i verës për “djajtë e kuq”, Meguajër: E dinim që Hojlundi do shpërthente

Rasmus Hojlund ka arritur formë të shkëlqyer në Premier Ligë, por për Herri Meguajërin dhe shokët e tij të skuadrës te Mançester Junajtid, nuk ishte kurrë në dyshim se talenti i tij i jashtëzakonshëm do të niste përfundimisht të prodhonte gola, madje shumë prej tyre.

sdsadasdsadsad

Danezi ishte transferimi më i shtrenjtë i “djajve” verën e kaluar. Por pavarësisht se shënoi pesë gola në gjashtë ndeshjet e grupeve të Ligës së Kampioneve, atij iu desh të priste deri në “Boxing Day” për të festuar golin e tij të parë në Premier Ligë.

“Ne e kemi parë talentin që ai ka dhe tani me të vërtetë po shkëlqen përpara portës”, tha Meguajër gjatë një interviste për “Sky Sports”. Qendërmbrojtësi anglez vijoi më tej: “Ne gjithmonë e dinim se do të ndodhte, sepse ai është një talent i jashtëzakonshëm. Ai do të jetë një lojtar i madh për këtë klub. Jam i sigurt se ai do të vazhdojë të shënojë gola dhe do të ketë shumë të tjerë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"