Trajneri i Dinamos së Zagrebit: Respekt për Skënderbeun. Josa: Jemi gati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2015 | 14:46

Trajneri i Dinamos së Zagrebit: Respekt për Skënderbeun. Josa: Jemi gati

josaTrajneri i Dinamos së Zagrebit, Zoran Mamiç, ka komentuar për sajtin zyrtar të UEFA-s në internet shortin e play-off që i vendosi kampionët e Kroacisë përballë kampionëve të Shqipërisë. Ai e ka cilësuar Skënderbeun si një ekip të vështirë dhe që merriton respekt maksimal.

“Skënderbeu është dukshëm një kundërshtar i vështirë dhe do të marrë respektin maksimal nga ne. Grupet e Ligës së Kampionëve nuk janë detyrim për ne, por janë një qëllim i joni. Ne duam të arrijmë atje dhe kjo gjë nuk ka ndryshuar”, tha tekniku i kroatëve.

Ndërsa edhe Mirel Josa, ka komentuar shortin e play-off për sajtin zyrtar të UEFA-s në internet. Trajneri bardhekuq është koshient për vështirësinë e kundërshtarit, por gjithashtu thekson se ekipi i tij është i aftë të përballet denjësisht.

“Dinamo e Zagrebit është një kundërshtar i fortë dhe me shumë eksperiencë. Në këtë fazë çdo skuadër është e aftë të ndeshet me të tjerat. Ne do të jemi gati”, tha shkurtimisht trajneri i korçarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"