Trajneri i Bylisit, Bellai: Bëmë detyrën tonë në derbi, rivalëve u uroj suksese

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2024 | 23:21

Trajneri i Bylisit, Bellai: Bëmë detyrën tonë në derbi, rivalëve u uroj suksese

Bylisi nuk di të ndalet, teksa ka mposhtur Apoloninë, 3-1, në derbin e zhvilluar në “Adush Muçaj”. Ballshiotët e kanë zgjidhur në pjesën e dytë takimin dhe kanë marrë 3 pikë me vlerë. 

bellaiiii

Bylisi ka bërë detyrën edhe në derbin ndaj Apalonisë. Trajneri Arian Bellai pas suksesit të fundit, për “Panorama Sport” deklaroi se në këtë takim bëri disa ndryshime në formacion dhe në fund e realizuan misionin. “Bëmë ndryshime, sepse kemi një garë të gjatë përpara.

Treguam se vazhdojmë të jemi më të mirët në çdo takim. E zgjidhëm në pjesën e dytë, por kishim dëshirë për gola dhe fitore dhe kjo ra në sy që në pjesën e parë, ku i patëm mundësitë e duhet të dilnim më shpejt te goli. Bëmë detyrën e shtëpisë dhe nga e hëna do të nisim përgatitjet për sfidën e radhës. Rivalët?

Suksese të gjithëve! Ne do të shohim punën tonë, të bëjmë mirë në takimet e radhës duke nisur që nga Besa. Unë jam profesionist dhe i uroj të gjithëve suksese, duke nisur nga Apolonia, e të gjithëve me radhë”, u shpreh trajneri i Bylisit.

ERJON SALIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"