Trajneri i Albpetrolit ndal euforinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2013 | 10:46

Trajneri i Albpetrolit ndal euforinë

Trajneri i Albpetrolit, Arben Ymeri, u ka kërkuar lojtarëve të tij që të mos kalojnë në eufori, megjithëse janë në vend të parë në renditje dhe shumë pranë ngjitjes në Kategorinë e Parë. “Këto javë kemi marrë vetëm fitore dhe jam i kënaqur për një gjë të tillë, por lojtarët duhet të jenë me këmbë në tokë. Përpara kemi një sfidë të vështirë në transfertë ndaj Bilisht Sportit dhe përgatitjet për këtë takim janë maksimale. Lojtarët duhet ta fashitin euforinë dhe të fitojnë në këtë sfidë”, tha Ymeri.
Mikel Mbriçaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"