Tiranës nuk i ndahen “problemet”, një mbrojtës mungon kundër Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2024 | 11:20

Tiranës nuk i ndahen “problemet”, një mbrojtës mungon kundër Teutës

Tirana do të luajë me Teutën pas ndalesës së kombëtares.

tirana

Gjithsesi, edhe pse në fushë u kthye Filip Najdovski dhe Erjon Hoxhallari ka shlyer dënimin e kartonëve, jashtë do të jetë Gledi Mici. Mbrojtësi ka plotësuar numrin katër të të verdhëve.

Për ndeshjen e tretë në kampionat rrezikojnë dy lojtarë të tjerë. Bëhet fjalë për Regi Lushkjen dhe Leon Kozin. Të dy janë me nga tre kartonë dhe nëse ndëshkohen me durrsakët humbasin ndeshjen tjetër që e kanë me Skënderbeun.

Pas Teutës, bardheblutë do të luajnë në Kupën e Shqipërisë kundër Kukësit, në gjysmëfinalen e parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"