Tirana i përgjigjet Gilbertos: Nuk kemi asnjë problem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2014 | 13:51

Tirana i përgjigjet Gilbertos: Nuk kemi asnjë problem

Gilberto-prezanton-MorinaTirana ka reaguar ndaj deklaratës së brazilianit Gilberto gjatë prezantimit te Flamurtari. “KF Tirana dëshiron të sqarojë opinionin publik dhe tifozët bardheblu për cështjen “Gilberto”. Në prezantimin e tij te Flamurtari, braziliani ka deklaruar se Tirana ka probleme. Aludimi i tij është i pavend. Klubi ka likuiduar të gjitha detyrimet financiare ndaj Gilbertos. Sulmuesi ka marrë të gjitha pagesat mujore, plus bonuset e parashikuara në kontratë dhe bonusin në fund të sezonit. Sulmuesi kërkoi të akomodohej te “Vila Goldi”, ndryshe nga lojtarët e tjerë, kërkesë që iu plotësua. Tirana nuk ka asnje problem, përkundrazi po kalon një moment mjaft të mirë dhe po investon tek e ardhmja, që parashikohet të rikthejë sukseset e munguara vitet e fundit. KF Tirana falënderon Gilberton për kontributin e tij 4-mujor me fanellën bardheblu dhe i uron suksese në aventurën e re,” – thuhet në reagimin e klubit bardheblu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"