Tirana, Gilberto prioritet, vijojnë bisedimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2015 | 15:40

Tirana, Gilberto prioritet, vijojnë bisedimet

Gilberto-prezanton-MorinaTirana po vazhdon punën me merkaton. Përgjegjësit e caktuar për të përforcuar skuadrën po vijojnë tratativat me disa elementë. I pari që mund të quhet “operacion” i mbyllur me sukses është Ronald Gërçaliu, i cili ka arritur në parim akordin.

Sakaq, në listën e dëshirave janë Gilberto Fortunato dhe Ditmar Bicaj. I pari pëlqehet nga stafi, ndaj mund të cilësohet një prioritet. Çështja e mbrojtësit lezhjan është disi pezull, përtej dëshirës që ka klubi për ta “blinduar”.

Është kontaktuar edhe Sabjen Lilaj, megjithatë ende nuk ka pasur një bisedë konkrete, pasi lojtari me gjasa do të jetë pjesë e Skënderbeut në Champions. Ndërsa emra të tjerë të lakuar janë: Hidi, G.Lika, Nika, por edhe Pejiç

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"