Theu rekordin e Telit, Agolli: Numra që më japin shtysë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Prill 27, 2016 | 11:40

Theu rekordin e Telit, Agolli: Numra që më japin shtysë

Ansi Agolli është lojtari i huaj me më shumë paraqitje te Karabaku. Mbrojtësi i Kombëtares ka thyer këtë rekord që më parë mbahej nga Admir Teli, një tjetër kuqezi në të shkuarën. 228 ndeshje e bëjnë mbrojtësin këmbë majtë të Kombëtares që të futet në librin e historisë për skuadrën azere.agolli

“Janë numra që më japin shtysë për të vijuar kontributin tim me Karabakun. Këtu jam prej një kohe të gjatë dhe që kur Admiri u largua, dihej që unë do t’ia thyeja rekordin, duke qenë se vazhdova që të luaj.

Ndihem mirë në këtë skuadër dhe kam përshtypjen që do vijoj të qëndroj te Karabaku edhe për sezone të tjerë. Më gëzon forma e skuadrës ku synojmë jo vetëm që të mbyllim me sukses kampionatin, por jemi edhe në garë për të triumfuar në kupë.

Momenti më i keq ka qenë përpara katër vitesh kur dështuam për t’u futur në Europa Ligë, ndërsa më emocionuesi ka qenë kur fitova titullin e parë me këtë skuadër që, për mua, ka qenë një emocion i papërshkrueshëm”, ka deklaruar Agolli për “Panorama Sport”, ndërkohë që numëron 2 kampionate radhazi dhe një kupë, të cilat synon t’i shumëfishojë në mbyllje të këtij sezoni.





www.minuta90.com