Teuta, vjen Moçka për portën, priten edhe dy senegalezë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2015 | 16:47

Teuta, vjen Moçka për portën, priten edhe dy senegalezë

mocka-i-dorezuar-ne-shkoderTeuta ka bërë “goditjen” e radhës në merkato. Drejtuesit durrsakë kanë arritur akordin me portierin Shpëtim Moçka. Vlonjati që më parë ka luajtur për llogari të Flamurtarit, Apolonisë, Mamurrasit, Vllaznisë e Laçit, tashmë do të vihet nën urdhrat e Gugash Maganit. Lojtari 25-vjeçar, pasi është takuar me drejtuesit e Teutës, ka pranuar ofertën duke zyrtarizuar këtë transferim.

Krerët e klubit durrsak kanë shprehur pëlqimin e tyre për të marrë këtë element për katërkëndorin dhe tashmë pritet federimi i tij. Këtë lajm e ka konfirmuar presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, teksa për “Panorama Sport” thotë: “Kemi arritur marrëveshje me vlonjatin Moçka, i cili do të jetë pjesë e Teutës për sezonin tjetër”.

Merkato- Në Durrës vijojnë përgatitjet për javën e parë. Kujtojmë që deri më tani Teuta ka afruar 8 lojtarë, duke e përforcuar ndjeshëm ekipin. Grupi po stërvitet me ritëm të lartë dhe është thuajse gati për përballjen me Flamurtarin. Ashtu siç kanë deklaruar drejtuesit e klubit më herët, përgjatë kësaj kohe pritet të zgjidhet edhe çështja e dy senegalezëve, e një sulmuesi konkretisht dhe një mesfushori të djathtë. Dy lojtarët afrikanë janë pjesë e ekipit kombëtar U-21 dhe cilë- sohen si ndër futbollistët më të mirë të kombëtares së moshave. Klubi u ka bërë ofertën dhe presin që këto ditë lojtarët t’i bashkohen ekipit. Edhe pse bëhet fjalë për dy elementë cilësorë, te Teuta shfaqen të rezervuar me emrat, të paktën deri sa të mbyllen kontratat. Me ta është arritur në parim akordi, por pa u nënshkruar marrëveshja dhe pa zbarkuar në Durrës, nuk mund të quhet e mbyllur edhe merkatoja. Ata do të pajisen me vizë dhe shumë shpejt do t’i bashkohen grupit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"