Tërbuni regjistron fitoren e parë në Superligë, mposht Bylisin 0-2

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2015 | 16:26

Tërbuni regjistron fitoren e parë në Superligë, mposht Bylisin 0-2

terbuni

Bylis – Tërbuni 0-2

Golat: Danaj 37′, Sulmata 78′

Formacionet zyrtare:

Bylisi: Mushica, Shoshi, Haliti, Gjombrati, Asani, Tairi, Adenkule,Papa, , Peposhi, Pepa, Mbella.

Tërbuni: Haxho, Brahja, Lila, Rexha, Danaj, Gërço, Dhrami, Gavazaj, Mone, Malindi, Tushe.

Tërbuni regjistron fitoren e parë në Superligë, duke mposhtur Bylisin me rezultatin 0-2. Skuadra pukjane ka arritur të realizojë dy herë në portën e Mushicës me anë të Danajt (37′) dhe Sulmatajt (78′).

Gjombrati ka rastin më të mirë për të barazuar shifrat në pjesën e dytë të takimit, ku ndodhet i vetëm përballë portës, por nuk ja del. Menjëherë pas këtij rasti, djemtë e Nikajt rikthehen në kundërsulm dhe realizojnë golin e dytë, duke e mbyllur takimin me fitore 0-2.

Kjo është fitorja e parë e Tërbunit në Kategorinë Superiore, pas humbjes 1-2 në “Ismail Xhemaili” ndaj Tiranës. Ndërsa ekipi Ballshiot regjistron humbjen e dytë, pasi u mund nga Kukësi dhe tani nga Tërbuni.

Minutat

Përfundon sfida, Bylis 0-2 Tërbuni. 
90+3′ Krosim i lartë për Vatnikaj i cili gjendet i vetëm përballë Mushicës, ka rastin të realizojë tripletën për skuadrën por nuk ja del, ndalet nga mbrojtja ballshiote.
Akordohen 4 minuta shtesë
88′ 
Goditje dënimi për Bylisin,Mbella tenton krosimin por largon Peqini. Topin e zotërojnë ballshiotët. 
85′
Ballshiotët nisen në sulm, tentojnë të kalojnë mbrojtjen pukjane, por pa rezultat, asnjë rrezik për gardianin Haxho. 
78′
Goollll! Sulmata shënon golin e dytë për Tërbunin.
75′ Goditje dënimi për Tërbunin, e ekzekuton Gërxho, topi përfundon në zonë aty ku gjendet Vatnikaj, sulmuesi gjuan, por topi përfundon në duart e Mushicës.
76′Goditje këndi për Bylisin. Gjombrati humbet një mundësi të artë për të barazuar rezultatin, por nuk arrin, topi përfundon në rivënie fundore.
74′ Goditje dënimi për Bylisin, e ekzekuton Tairi, asnjë rrezik për Haxhon.
Të dyja skuadrat luajnë më 10 futbollistë. Tërbuni përpiqet të ruajë rezultatin e avantazhit.  
70′ Bylis kërkon të realizojë, tenton me anë të mesfushorit Peposhi, por topi kthehet në zotërim të pukjanëve. 
68′ Del Dhrami, futet në lojë Vatnikaj 
67′ Gjombrati tenton të depërtojë në zonën e Tërbunit por nuk ja del, mbyllin mirë pukjanët
65′ Një pjesë e dytë më e ashpër, lojtarët tregojnë shenja nervozizmi. Bylis përpiqet të krijojë aksione goli për të barazuar shifrat por pa rezultat. 
61′
Sherr mes lojtarëve. Shoshi dhe Tushaj ndëshkohen me karton të kuq. 
Starton pjesa e dytë
45 + 3′ Bylis tenton në minutat e fundit me anë të Pepës por pa rezultat. Pjesa e parë mbyllet 0-1. 
45+1′ Lila ndëshkohet me të verdhë, pas një ndërhyrje të gabuar ndaj lojtarit kundërshtar
Akordohen 3 minuta shtesë|
44′ Gavazaj gjuan nga distanca por pret portieri Mushica
42′ Bylis luan në gjysmëfushën pukjane, përpiqet me anë të Peposhit por mbrojnë mirë djemtë e Nikajt
38′ Mbella ka rastin të barazojë, por nuk ja del 
37′ Tërbuni kalon në avantazh me anë të Sadush Danaj
23’ Për shkak të temperaturave të larta, gjyqtari u jep një minute kohë lojtarëve të pijnë ujë
17′ Goditje dënimi për Bylisin
14′ Tërbuni pranë golit, e ndal shtylla
12′ Për vetëm 12 minuta lojë rezultati vazhdon në shifrat e bardha 0-0.
2′ Dy goditje këndi radhazi për skuadrën pukjane.
1′ Tërbuni e nis mirë, Mushica rrezikon të pësojë gol, pas një gjuajtje të Dhramit.
Starton sfida.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"