Tepelena me sytë nga Gramozi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2013 | 10:38

Tepelena me sytë nga Gramozi

Pas fitores me Këlcyrën, tepelenasit do të udhëtojnë në transfertë drejt Ersekës për t’u përballur me vendësit, në një takim që pritet të jetë mjaft i fortë. Mbrojtësi i qendrës, Mario Saka, u shpreh se do të luajnë për fitore dhe se do të presin ndonjë hap fals të kryesuesve të Albpetrolit. Sako, autori i golit të parë në sfidën me Këlcyrën, premton se do të shënojë përsëri. Ndonëse luan në repartin e mbrojtjes, ai gëzon një formë të mirë. Skuadra do të jetë e plotë, falë edhe rikthimit të dy titullarëve Gaba e Skënderi, të cilët ishin të dëmtuar.
O.Dogani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"