Tension te Partizani pas derbit, futbollisti i të kuqve shfaqet i mllefosur për zëvendësimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2023 | 16:31

Tension te Partizani pas derbit, futbollisti i të kuqve shfaqet i mllefosur për zëvendësimin

Barazim në derbi nuk është dramë, por nuk është as një rezultat, që i shkon për shtat Partizanit, pasi tashmë të kuqtë nuk kanë asgjë në dorën e tyre për titullin kampion.

partizani

Pas ndeshjes Tirana festoi si të kishte fituar, ndërsa në kampin e kuq ishin dukshëm të zhgënjyer. Madje, si rrallëherë trajneri Kolela është parë mjaft i nxehur.

Përveç trajnerit, edhe lojtarët nuk kanë qenë në gjendjen më të mirë emocionale pas ndeshjes, por më shumë inatin e ka reflektuar Kristian Mba, i cili nuk ka qenë i lumtur me zëvendësimin nga ana e trajnerit dhe ka refuzuar ta përshëndesë italianin, duke mos i dhënë dorën. Megjithatë, pas ndeshjes situata ka qenë e nxehtë dhe me siguri ditën e djeshme palët janë ulur dhe kanë sqaruar gjithçka.

Si të gjithë lojtarët, Mba ka kërkuar të luajë deri në fund në derbi, por Kolela kishte ide të tjera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"