Të Rinjtë, U-17: Kampionët e nisin me tripletë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2013 | 11:14

Të Rinjtë, U-17: Kampionët e nisin me tripletë

Shkodranët, përmbysje dhe spektakël
TEUTA – VLLAZNIA 1-3
GOLAT: Hyka 44’/ Brahimi 54′ (11-m), 57′ (11-m), Hebaj 77′
TEUTA: Vata, Hajdini, Bashhysa, Shala, Mitralozi, Hoxha, Trimi, Vila, Ndraçi, Hyka, Gripshi. Trajner: G.Begeja
VLLAZNIA: Vjerradha, Premçi, Fangaj, Kuka, Zogaj, Bala, Brahimi, Hoti, Vecaj, Alla, Hebaj. Trajner: A.Noga
GJYQTARË: L.Ziu, E.Kaja, L.Mema (Tiranë)

Vllaznia, kampione në fuqi, ka mposhtur me rezultatin 1-3 Teutën në Durrës. Gjatë pjesës së parë loja ka qenë e ekuilibruar, por me vendësit disi më kërkues drejt portës shkodrane. Ky fraksion u mbyll pa gola, përtej përpjekjeve të të dyja skuadrave. Në fillimin e pjesës së dytë durrsakët shënuan me Hykën, por më pas miqtë u përgjigjën me tre gola, duke befasuar Teutën. Vlen të theksohet se Vllaznia shënoi dy herë nga pika e bardhë e penalltisë. Fillimisht barazoi rezultatin Brahimi me penallti. Më pas ishte i njëjti autor që ktheu në gol një 11- metërsh. Në fund Hebaj vulosi fitoren e merituar të kuqebluve të vegjël. Teuta nuk mundi të reagonte si duhej në minutat e mbetura dhe gjithçka u mbyll 1-3. Një nisje e shkëlqyer për kampionët në fuqi të Vllaznisë dhe, nga ana tjetër, një start për t’u harruar për durrsakët. Gjatë këtij sezoni paratërinjtë e Teutës do të drejtohen nga Gentian Begeja.
Leonidha Musaj

Bindin bardheblutë
TIRANA – SHKËNDIJA E DURRËSIT 3-1
GOLAT: Koldashi 47′, Morina 73′, Halili 75’/ Ajdini 19′
TIRANA: Dallshi, Kuka, Bajo, Nuri, Demaj, Kl.Prendi, Koldashi, Doka, Morina, Halili, Çema. (U aktivizuan: Hoxha, Omeri, Cani, Bonavia, Dylçe); Trajner: L.Sengla
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Gjuzi, Daci, Makolli, Shala, Kutolli, Mustafaj, Uka, Frroku, Pepkolaj, Ajdini, Shytermeja. (U aktivizuan: Cane, Cërriku, Troka, Farruku). Trajner: E.Furrxhi
GJYQTARË: K.Shkurta, S.Bebja, D.Matera (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Kuka, Halili/ Xhakolli, Uka, Shyteremja

Tirana e ka nisur kampionatin me fitore bindëse kundër ekipit të Shkollës së Mjeshtërisë Sportive të Durrësit. Kanë qenë miqtë e Shkëndijës ata që kanë kaluar të parët në avantazh me sulmuesin Ajdini. Ky i fundit ishte rreziku kryesor për bardheblutë, derisa Koldashi barazoi rezultatin. Më pas janë Morina dhe kapiteni Halili, të cilët shënojnë dy gola të tjerë për Tiranën e Senglës.
Erjon Hamitaj

Goleadë e Elbasanit
ELBASANI – LAÇI 5-2
GOLAT: Shabani 20′, 61′, 72′, Stojku 44′, 48’/ Jushi 25′, Bushqepa 77′
ELBASANI: Dashi, File, Cani, Panganik, Shehi, Stojku, Hida, Kasa, Karaj, Shabani, Meka. (U aktivizuan: Topuzi, Dalipi, Musaku, Dushku). Trajner: S.Dalipi
LAÇI: Halili, Baboçi, Bushqepa, Mardhoqi, Balozi, Lika, Yzeiraj, E.Lika, Jushi, Doçi, Stojani. Trajner: N.Tarazhi
GJYQTARË: B.Grepi (Durrës), G.Metani, D.Kasa (Kavajë)

Elbasani i bën një start të shkëlqyer kampionatit, duke fituar thellësisht në shtëpi ndaj Laçit. Pjesa e parë ka qenë e ekuilibruar, teksa u mbyll në barazim 1-1. Por, shpërthimi do të vinte në pjesën e dytë, kur tripleta e Shabanit dhe dopieta e Stojkut (ishin dy lojtarët më të mirë në fushë) treguan forcën e vërtetë të verdhebluve të vegjël, që drejtohen nga Sabri Dalipi.
Vladimir Mema

Surprizon Pogradeci
SHKËNDIJA E TIRANËS – POGRADECI 2-3
GOLAT: Osmanllari 74′, Ropi 87′ (11-m)/ Molla 3′, Liçkollari 20′, Manellari 68′
SHKËNDIJA E TIRANËS: Mehidri, Domgjoni, Kastrati, Kaçupaj, Ropi, Goleci, A.Haruni (Pati 63′), Noka, M.Haruni (Osmanllari 46′), Mici, Ivani. Trajner: K.Sterjo
POGRADECI: Baçi, Molla, Laraku, Yzellari, Kozmallari, Liçkollari, Manellari, Kelo (Menkshi 81′), Mukollari, Veizi (Laraku 84′), Selko (Hajrulla 89′). Trajner: F.Fetollari
GJYQTARË: M.Shabanaj, D.Tomori, J.Andrea (Tirana)
KARTONË TË VERDHË: Mici 38′, 70’/ Kozmallari 89′
KARTON I KUQ: Mici 70′

Një Shkëndijë apatike dhe pa grintë ka qenë ajo përballë Pogradecit, që u shfaq luftarake, këmbëngulëse dhe mjaft aktive në fushë. Kjo është panorama e paraqitjes së këtyre dy ekipeve në ndeshjen e parë të kampionatit U-17. Ka qenë një prezantim i bukur i paratërinjve pogradecarë, të cilët surprizojnë duke shënuar tre gola me anë të Mollës, Liçkollarit e Manellarit.
Abdulla Dushku

Besa thyen Partizanin
BESA – PARTIZANI 1-0
GOLAT: Çela 68′
BESA: Dajsinani, Cara (Gjuzi 64′), Uku, Shaba, Brahimaj, Efica, Bizhdili, Merhori (Metolli 41′), Sula (Shima 59′), Hoxha, Çela. Trajner: I.Duro
PARTIZANI: Sulejamani, Myftari, Grohanes, Grami, Hasanaj, Qesari (Hadaj 51′), Bajramaj, Taipi (Bregu 62′), Gjoshi (Balili 38′), Lika, Vllaca (Mersini 56′). Trajner: N.Çoçlli
GJYQTARË: G.Sulko, S.Met-Hoxha, F.Greca (Lushnjë)
KARTON I VERDHË: Sula

Besa ka mposhtur minimalisht Partizanin në ndeshjen e parë të kampionatit. Paratërinjtë kavajas, nën drejtimin e Ilir Duros, kanë zhvilluar një lojë më të mirë se të kuqtë, veçanërisht në 40 minutat e dyta. Kavajasit e kanë qarkulluar mjaft topin dhe kanë krijuar disa raste të arta shënimi. Loja e mirë e vendësve u kurorëzua në minutën e 68-të, kur Çela shënoi golin e fitores.
Feriz Ferizaj

Olimpiku, cinik në Fier
APOLONIA – OLIMPIKU 0-1
GOLAT: Bushi 63′
APOLONIA: Balo, Hëna, Haxhiraj, Çelaj, Zeqo, Berisha, Lizaj, Kl.Mehmetaj, Salaj, Velo, K.Mehmeti. Trajner: U.Çuko
OLIMPIKU: Novaku, Spahiu, Kaimi, Gjalpi, Bushi, Baze, Trimi, Hoxha, Cervanaku, Lekgegaj, G.Mehmetaj. Trajner: A.Baze
GJYQTARË: K.Sheko, A.Merdanaj, E.Llukmani (Vlorë)

Paratërinjtë e Apolonisë janë mundur në shtëpi nga Olimpiku me rezultatin 0-1. Miqtë zhvilluan një lojë racionale, ku jo vetëm u mbrojtën mirë, por me anë të kundërsulmit rrezikuan disa herë. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 63-të, me autor Bushin për Olimpikun. Fierakët reaguan me shpejtësi, duke shtuar presionin në portën mike, por u treguan të pasaktë në finalizim.
Mikel Mbriçaj

Skënderbeu merr 3 pikë
KUKËSI – SKËNDERBEU 1-2
GOLAT: Domi 49’/ Çaushi 30′, Meka 71′
KUKËSI: Batusha, Gërmizi, Lleshi, Gjuta, Buna (Duraku 74′), Ngjeçi, Haxhiu, Demhasa (Meçka 48′), Matmuja, Elezi, Domi. Trajner: A.Bela
SKËNDERBEU: Dramolli, Isa, Fejzolli, Tana (Çeleshi 37′), Lika, Menko, Kote, Shabanllari, Zyberi, Meka, Çaushi. Trajner: B.Vila
GJYQTARË: G.Koka, E.Muça, B.Pjetrushi (Lezhë)
KARTONË TË VERDHË: Fejzolli 37′

Paratërinjtë e Kukësit kanë debutuar me humbje në Kategorinë Superiore. Në ndeshjen e djeshme ndaj Skënderbeut ata kanë humbur me rezultatin 1-2. Korçarët kanë kaluar në avantazh të parët me anë të Çaushit. Me gjithë përpjekjet e vendësve, goli ka ardhur në minutën e 49-të nga Domi, që konsiderohet një talent i futbollit kuksian. Gjithsesi, afër fundit Meka nderoi korçarët.
Jonuz Hallaçi

Dinamo dhe Flamurtari, vetëm barazim
DINAMO – FLAMURTARI 2-2
GOLAT: Qato 35′, Abazaj 60’/ Muça 45′, Sino 70′
DINAMO: Xhafaj, Marku, Sterkaj, Mulaj, Sina, Mersini, Qato, Simo, Gjuzi, Abazaj, Marinaj. (U aktivizuan: Demollari, Shazinari, Dreni, Pojaku). Trajner: Xh.Lloshi
FLAMURTARI: Sali, Xhaferraj, Demiraj, Dule, Beqaj, Deliaj, Shehu, Shkurti, Sino, Myslimi, Zotaj. (U aktivizuan: Muça, Lazaj). Trajner: G.Mezani
GJYQTARË: K.Canaj, A.Zalla, J.Gjata (Tiranë);
KARTONË TË VERDHË: Xhafaj, Marku/ Beqaj

Nuk ka nxjerrë fitues takimi i javës së parë të kampionatit të paratërinjve mes Dinamos dhe Flamurtarit. Golat nuk kanë munguar, por gjithçka është mbyllur në një barazim 2-2. Gabimet në mbrojtje të të dyja skuadrave kanë qenë të shumta. Të parët që kaluan në avantazh ishin vendësit me anë të Qatos. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Dinamon. Me fillimin e pjesës së dytë, i sapofuturi në fushë për vlonjatët, Muça, barazon shifrat. Por, blutë kalojnë sërish në avantazh me Abazajn. Në momentin më të mirë të tyre, vlonjatët barazojnë me Sinon, 10 minuta para përfundimit të ndeshjes. Në fund miqtë i kanë pasur të gjitha mundësitë të kalojnë në epërsi, por shtylla dhe portieri Demollari kanë ndalur disfatën e bluve, të drejtuar nga Xhaferr Lloshi. Ndeshja e zhvilluar në kompleksin “Dinamo” tërhoqi vëmendjen e shumë shikuesve, por që kryesisht përbëhen nga prindër të lojtarëve.
Erjon Hamitaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"