Superkupa e Shqipërisë ndaj Tiranës, Vllaznia me dilema vetëm për… qendrën e mbrojtjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2022 | 9:08

Superkupa e Shqipërisë ndaj Tiranës, Vllaznia me dilema vetëm për… qendrën e mbrojtjes

Trajneri Mirel Josa ka punuar shumë me mbrojtjen në dy javët e fundit, për faktin se duhet t’i bëjë llogaritë pa dy titullarë: Darko Bulatoviç dhe Marko Juriç.

VLLAZNIA 1

Edhe pse ky i fundit i është kthyer stërvitjes, gjasat për t’u aktivizuar të mërkurën janë të pakta. Edhe në miqësoret e zhvilluara Josa ka provuar në qendër të mbrojtjes Dajan Shehin dhe talentin e akademisë, Flori Spahija.

Gjithsesi, dilemat janë ende të pranishme për titullarët e mbrojtjes, pasi në stërvitjet e fundit trajneri ka bërë prova edhe me Gurishtën në qendër të këtij reparti, i cili formon dyshen me Shehin, në një kohë që në krahun e djathtë mund të luajë Arsid Kruja.

Kjo është një ide, edhe pse shanset më të mëdha janë që të niset me dy qendërmbrojtës tipikë: Shehi-Spahija.

Në pozicionet e tjera në mesfushë dhe sulm thuajse nuk ka asnjë dyshim. Treshja e mesfushës do të përbëhet nga Boshnjaku, Jonuzi dhe Alivoda.

Ndërsa treshja e sulmit pritet që të jetë sërish ajo që u përball edhe në kampionat ndaj Tiranës, e përbërë nga Mala dhe Marku nga krahët, ndërsa në qendër pritet të jetë Aralica.

Mirëpo, kandidatë potencialë për formacionin janë edhe Latifi e Hoxhaj. Forma në ngritje e prishtinasit ka ngrohur stafin, pas plot 3 muajsh mungesë.

A. URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"