Sukthi i druhet transfertës me Domosdovën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2013 | 10:57

Sukthi i druhet transfertës me Domosdovën

“Jam mjaft i kënaqur për lojën dhe fitoren bindëse të skuadrës në Sukth me Turbinën”, shprehet zëvendëstrajneri sukthjan Eduard Curri. Sipas tij, skuadra zhvilloi një ndeshje të kënaqshme, sidomos në pjesën e dytë, në të gjitha drejtimet. “Shpërdoruam shumë raste, por mendoj se kemi kënaqur sportdashësit. Tani po përgatitemi për transfertën e vështirë me Domosdovën, ku pa dyshim nuk shkojmë për shëtitje, por për pikë, sepse kemi ende shpresa për vendin e dytë në renditje”, përfundoi deklaratën e tij numri dy i Sukthit, Curri.
Fiqiri Lala

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"