Sukthi arrin vendin e tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2013 | 11:30

Sukthi arrin vendin e tretë

Sukthjanët kanë arritur një fitore të merituar në fushën e tyre të dielën e kaluar përballë Vorës. Goli i vetëm u shënua në minutën e fundit nga Elert Gega që, në lidhje me atë sfidë, thotë: “Për mua pati më shumë rëndësi fitorja, pavarësisht që isha autori i atij goli. Skuadra luajti shumë mirë, krijoi shumë raste të sigurta për gol, por shpëtimtar ishte edhe portieri i Vorës. E kishim vlerësuar ndeshjen për të siguruar vendin e tretë në renditje, ndaj dhe arritëm fitoren që ishte e bukur”, – thotë futbollisti.
Fiqiri Lala

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"