Spektakël në “Feti Borova”, Tirana fiton Kupën e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2018 | 20:55

Spektakël në “Feti Borova”, Tirana fiton Kupën e Shqipërisë

Tirana në basketboll për meshkuj është shpallur kampione e Kupës së Shqipërisë teksa ka mposhtur Teutën me rezultatin 76-62 në pallatin e sportit “Feti Borova”. Në një ndeshje tepër emocionuese, basketbollistët bardheblu u treguan më të saktë, duke e merituar plotësisht këtë triumf.

Tirana

Kujtojmë që Tirana mposhti dje në gjysmëfinale Kamzën ndërsa Teuta fitoi ndaj Partizanit. Ky ishte suksesi i dytë i klubit bardheblu, pasi triumfan me femrat, Tirana rrëmben trofeun e Kupës edhe me meshkujt.

Kupa e Shqipërisë – Gjysmëfinalet e meshkujve (2 shkurt)

Tirana – Kamza Basket, 101-77 (19-14, 25-28, 29-20, 28-15)

Teuta – Partizani, 81-75 (21-18, 21-15, 24-18, 15-24)

Finale (3 shkurt)

Tirana – Teuta, 76-62 (13-17, 18-13, 24-18, 21-14)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"