Postuar: Korrik 16, 2023 | 15:06
Spastrimet nga Juventusi nuk kanë fund, “i padëshiruari” i Alegrit drejt skuadrës tjetër të Serisë A
Operacioni “fshesa” te Juventusi duket se ka nisur me ritme të larta këtë sezon, ku shumë lojtarë kanë dalë në shitje. I radhës që mund të largohet është mesfushori brazilian, Artur Melo.

26-vjeçari prej kohësh nuk ka qenë në planet e Masimiliano Alegrit dhe për këtë arsye ai i ka kërkuar drejtuesve që ta nxjerrin në shitje.
Fiorentina është ajo që interesohet për shërbimet e brazilianit dhe duket se ëhstë duke negociuar për ta huazuar me të drejtën e blerjes vitin tjetër.
Duket se negociatat janë në rrugën e duhur, teksa Artur mund të bëhet shumë shpejt një lojtar i Fiorentinës.
PANORAMASPORT.AL













