Sopoti vuan situatën e rënduar sinoptike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2013 | 10:41

Sopoti vuan situatën e rënduar sinoptike

Prej javësh, Sopoti po vuan situatën e rënduar sinoptike. Reshjet e dendura të shiut e kanë kthyer fushën sportive të qytetit të Librazhdit në një pellg gjigand me ujë. E për pasojë librazhdasit në pjesën më të madhe të këtyre ditëve nuk janë stërvitur. Vetëm javën e kaluar përpara sfidës me Memaliajn një grup lojtarësh librazhdas zhvilluan 2-3 seanca. E duke qenë se reshjet e shiut nuk do të pushojnë as këtë javë, ekipit librazhdas do t’i duhet të udhëtojë drejt Delvinës këtë javë pa asnjë seancë stërvitore të zhvilluar.
L.Qoshku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"