Sopoti në krizë, edhe punonjësit pa rroga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2013 | 12:05

Sopoti në krizë, edhe punonjësit pa rroga

Situata financiare është edhe më e rëndë nga çfarë duket te Sopoti. Përveç lojtarëve, që u bë kohë pa u paguar rregullisht, tashmë probleme me pagat kanë edhe drejtuesit e punëtorët e tjerë të klubit. Prej dy muajsh, shefi i klubit, dy punëtorët e stadiumit dhe fushës sportive të Sopotit nuk janë paguar. Lajmi bëhet i ditur nga burime konfidenciale që thonë me siguri se tashmë bëhen plot dy muaj që këta individë janë pa paguar. Mirëpo kjo gjë për ekipin e Sopotit, por edhe për shumë skuadra të tjera është kthyer në modë dhe konsiderohet si diçka normale. Nuk dihet arsyeja e kësaj vonese në likuidimin e pagave për drejtuesit dhe punëtorët e ekipit, por në financat e bashkisë thuhet se kjo vjen për arsye të vonesave në lëvrimin e buxhetit të vitit 2013.
Ledion Qoshku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"