Sonte, ora 19:00/ FSHF-ja vazhdon të kursehet! Superkupa Tirana-Vllaznia vlen zero lekë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2022 | 14:38

Sonte, ora 19:00/ FSHF-ja vazhdon të kursehet! Superkupa Tirana-Vllaznia vlen zero lekë!

Tirana dhe Vllaznia luajnë sot në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania” finalen e edicionit të 29-të të Superkupës së Shqipërisë.

TIRANA VLLAZNIA 1

Ky kompeticion u krijua në vitin 1989-të, teksa përballeshin në një finale skuadra që fitonte titullin kampion dhe ajo që merrte trofeun e Kupës.

Këtë edicion, si kurrë më parë në historinë e Superkupës, finalja nuk zhvillohet në gusht ose shtator, siç dhe është bërë rregullisht, por në dhjetor.

FSHF-ja mendoi të ndryshonte këtë edicion, duke vepruar si disa vende të tjera europiane me Superkupën, por ajo që harroi sërish të bënte ishte shpërblimi.

Mund të duket e çuditshme, por skuadra që sot do të fitojë trofeun nuk përfiton asnjë qindarkë.

Pra, Superkupa vlen zero lekë, në një kohë që institucioni i futbollit e organizon dhe të ardhurat nga biletat i fut në arkën e vet.

Në këto kushte, vlerësimi për këtë kompeticion zbehet gjithnjë e më shumë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"