Skrapari rikthehet në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2013 | 10:42

Skrapari rikthehet në kampionat

Pas apelimit, Skrapari është rikthyer përsëri në kampionat. Drejtuesit e kanë vlerësuar vendimin e Disiplinës, ndaj rikthimi në kampionat duket se do ta motivojë më tepër këtë skuadër. Sipas kalendarit, Skrapari do të ketë përballë në ndeshjen e radhës Memaliajn. Kjo ndeshje do të zhvillohet në transfertë, ku skraparllinjtë do të kërkojnë të paktën barazimin. Në fakt, atmosfera në këtë kamp pas rishikimit të vendimit të Disiplinës është entuziaste, gjë që mund të ketë ndikim pozitiv për pjesën e mbetur të fazës së dytë.
E.Baku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"