Skrapari do t’i largohet fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2013 | 10:53

Skrapari do t’i largohet fundit

Java e ardhshme ka rezervuar një ndeshje tjetër në transfertë për Skraparin, që do të përballet me Përmetin. Në ndeshjet e mbetura do të kërkohet maksimumi i pikëve për t’iu shkëputur fundit. Futbollistët duket se e kanë lënë pas shijen e hidhur të humbjes me Memaliajn në transfertë. Por, këtë herë futbollistët në transfertën e dytë radhazi do të kërkojnë jo vetëm lojën e mirë, por dhe rezultatin pozitiv. Ndërkohë që edhe barazimi do të jetë i pranueshëm. Tekniku Genci Lamçe ka në dispozicion të gjithë grupin e futbollistëve.
Enkel Baku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"