Skënderbeu pa Xhejmsin në Zvicër, probleme për sulmuesin nigerian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2017 | 17:50

Skënderbeu pa Xhejmsin në Zvicër, probleme për sulmuesin nigerian

Skënderbeu ka udhëtuar drejt Zvicrës, pa sulmuesin Xhejms Adeniji. Nigeriani ka hasur probleme për pajisjen me vizë, dhe nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të grupit drejt Bernës, për ndeshjen e të enjtes ndaj Jang Bojs.

Xhejms

Drejtuesit e korçarëve po bëjnë ç’është e mundur që Xhejms të pajiset sa më shpejt me vizë, por sidoqoftë, edhe në rastin më të mirë, sulmuesi nuk mund t’i bashkohet skuadrës para mëngjesit të së enjtes.

Tani, Skënderbeu nuk llogarit asnjë sulmues të mirëfillitë, dhe Dajës i shtohen dhimbjet e kokës, edhe pas mungesës së Soue.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"