Skënderbeu nis blerjet, i pari është… Troisi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2015 | 9:56

Skënderbeu nis blerjet, i pari është… Troisi

troisi marceloMarcelo Troisi është anëtari më i ri në stafin e skuadrës së Skënderbeut. Ish-trajneri i Kukësit do të merret me ndërtimin e akademisë dhe do të sjellë lojtarë të huaj në ekipin kampion. Pavarësisht se presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, u mundua ta mbante sekret lajmin për transferimin e Troisit, burime për “Panorama Sport” tregojnë se braziliani ka arritur akordin me klubin.

Troisi ishte i pranishëm ditën e djeshme në stadium dhe ka parë nga afër ndeshjen mes Skënderbeut dhe Laçit. Ai u pa shumë i përqendruar dhe ndiqte me vëmendje çdo aksion të skuadrës korçare.

Në kuadër të merkatos së ardhshme dhe të largimeve të shumta që mund të ndodhin në ekipin kampion, presidenti Takaj duket se ka filluar të marrë masa për afrimin e futbollistëve nga Brazili dhe jo vetëm. Troisi ka afruar disa lojtarë në skuadrën e Kukësit, të cilët përbëjnë boshtin kryesor të ekipit, ndërsa vetë u shkarkua nga presidenti Gjici për rezultate të dobëta

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"