Skënderbeu ka një plan për Abazajn, Dejvi Bregu ka firmosur vetëm… parakontratë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2018 | 18:36

Skënderbeu ka një plan për Abazajn, Dejvi Bregu ka firmosur vetëm… parakontratë

S kënderbeu hedh baza të forta për merkaton e verës. Ende pa u mbyllur “dritarja” e transferimeve të janarit, në klub kanë filluar të mendojnë për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit kanë siguruar shërbimet e Kristal Abazajt dhe Dejvi Bregut, edhe pse vetëm me letra.

bregu-abazaj

Asnjëri prej tyre nuk do të veshë fanellën e bardhekuqve për pjesën e mbetur të këtij sezoni, pasi palët zyrtarisht kanë arritur marrëveshjen që kontratat të hyjnë në fuqi vetëm në fund të kampionatit. E thënë ndryshe, mesfushorët e Luftëtarit janë dy “xhevahirët” e ardhshëm të Skënderbeut.

Edhe pse që të dy do ta mbyllin sezonin në Gjirokastër, klubi ka një plan të qartë për të dy këta elementë. Objektivi është i qartë: synohet rritja e vlerës së kartonit dhe rrjedhimisht arkëtimi i një shume realisht të majme financiare nga shitja e tyre. Burimet e sigurta të “Panorama Sport” zbulojnë se forma e duhur për të arkëtuar më së shumti prej tyre është aktivizimi në arenën europiane.

ABAZAJ

Korçarët e kanë mbyllur tashmë kontratën me Kristal Abazajn. Mesfushori ka firmosur për tre sezone me Skënderbeun dhe është huazuar sërish te Luftëtari, ku pritet që ta mbyllë kampionatin. Pavarësisht se zërat për këtë futbollist janë shumë të forta që në këtë merkato, madje në garë për të fituar shërbimet e tij është futur edhe Kievo, duket se Skënderbeu është më shumë se i vendosur që të mos e shesë direkt. E thënë ndryshe, ata nuk do ta largojnë lojtarin pa luajtur asnjë një ndeshje si bardhekuq.

Abazaj

Plani i korçarëve është që Abazaj të bëhet pjesë e Skënderbeut në Kupat e Europës, atje ku korçarët pretendojnë të luajnë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve (gjithnjë nëse fitojnë titullin kampion). Vetëm pasi tropojani të jetë promovuar, mund të shihet mundësia e një transferimi jashtë vendit.

Gjë që pritet të ndodhë jo më herët se janari i vitit 2019. E vetmja gjë që do të detyronte presidentin Ardjan Takaj që ta largonte mesfushorin që në verë, pra pa debutuar si lojtar i Skënderbeut, është vetëm ruajtja e përqindjes së kartonit. Dhe shuma nuk është dosido, por 30%. Nëse ndonjë ekip i huaj do të ishte i gatshëm që ta pranonte këtë kusht për blerjen e mesfushorit, atëherë po, Skënderbeu mund ta shesë. Në kësi kushtesh, klubi është gati që ta lërë të lirë lojtarin që në verë, vetëm nëse do të dilte i fituar nga një transferim i dytë, siç veproi edhe me rastin e Berishës.

BREGU

Skënderbeu ka siguruar edhe shërbimet e një tjetër “ylli” nga Luftëtari, pikërisht Dejvi Bregun. Pavarësisht se palët e mohojnë një gjë të tillë, të njëjtat burime konfirmojnë për gazetën se vlonjati ka firmosur tashmë një parakontratë me korçarët.

dejvi-bregu-470x313

E thënë ndryshe, lojtari do ta mbyllë kampionatin si bluzi, por në qershor kalon automatikisht në Korçë. Kjo bën që mesfushori të bëhet blerja e dytë për merkaton e verës nga Skënderbeu.

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"