Skënderbeu, favorit ndaj Milsamit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2015 | 19:50

Skënderbeu, favorit ndaj Milsamit

skenderbeu milsamiSkënderbeu është favorit për të fituar edhe ndeshjen e dytë kundër rivalëve moldavë. Kompanitë e basteve u kanë vendosur koeficient më të ulët korçarëve për duelin e së mërkurës, që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.

Saktësisht, fitorja e djemve të Mirel Josës është kuotuar me 1.8- 1.85, barazimi me 3.4, ndërsa fitorja e moldavëve me 4.3. Në fakt, ekipit udhëtues i duhet një fitore me të paktën tre gola diferencë për të siguruar kualifikimin. Skënderbeu fitoi 2-0 ndeshjen e parë në Moldavi, falë golave të sulmuesit shkodran, Hamdi Salihi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"